Sot njihet si një nga figurat e TV Klan, megjithatë Drini Zeqo e ka nisur karrierën e tij në Top Channel.
“ Kur e mendoj sa qesharake ka qenë situata për shkak të rrogës që kisha te “Top Select”-i, 250-300 mijë lekë paguhesha në atë kohë. Më pas kalova te lajmet sepse iku Kel Demi dhe ata kërkonin një figurë mashkullore që e gjetën tek unë, por rroga ime vazhdoi të mbetej e vogël. Kur punoja për Top Channel në atë kohë, po edhe sot e kanë këtë idenë që janë “Top” dhe mirë bëjnë në fakt, sepse çdo televizion mburret me atë që përfaqëson dhe, sipas tyre, duhej të ishte një lloj nderi që unë të punoja në atë televizion me atë rrogë, kurse unë mendoja se ishte rrogë shumë e vogël për mua dhe kërkesa që bëra për rritje rroge nuk po merrte zgjidhje”, ka thënë Drini.
Më tej gazetari sqaron se, “Ndërkohë që mua më kishin ardhur disa oferta në atë kohë sa trefishi i rrogës që kisha, kështuqë vendosa të largohesha.”