• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deputeti i Bashës ankohet në Athinë: Po shtrembërohet historia e Greqisë, Rama po dëbon grekët nga Himara për të sjellë 30 mijë turq

02/07/2020
Deputeti i Bashës ankohet në Athinë: Po shtrembërohet historia e Greqisë, Rama po dëbon grekët nga Himara për të sjellë 30 mijë turq

Deputeti shqiptar Ligoraq Karamelo është ankuar te pala greke, pasi sipas tij, kanalet televizive dhe mediat shqiptare po e shtrembërojnë plotësisht historinë helene.

Ligjvënësi i zgjedhur nga lista “Basha”, gjatë një interviste për Channel One në emisionin “Logos kai Antiologos” u shpreh se grekët e Epirit të Veriut po përballen me momente të vështira për shkak të politikave që po ndjek Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij ndaj tyre.

“Pasi arritëm t’i ruanim rrënjët dhe traditën tonë gjatë diktaturës së Hoxhës, ne mund ta bëjmë atë edhe tani,” – thotë Karamelo për mediat greke.

Gjithashtu, ai bëri me dije se “nga njëra anë, Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa përmbushur kriteret e anëtarësimit dhe nga ana tjetër ajo mban marrëdhënie të ngushta me Turqinë”.

Karamelo foli për atë që ai e cilëson si urrejtje kombëtare të shtetit shqiptar ndaj grekëve autoktonë të Epirit të Veriut, e cila sipas tij është shfaqur më e dukshme përmes menaxhimit të çështjes së pronës, kryesisht në lidhje me bregdetin e Himarës, me qëllim që të ndryshojë shumica greke e këtij rajoni në shqiptare.

Ai pretendon se ekziston një marrëveshje midis Ramës dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të zhvendosur 30,000 refugjatë dhe imigrantë të paligjshëm nga Turqia për në Shqipëri, në Himarë.

“Ne kemi nevojë për shumë përgatitje për regjistrimin sa herë që të ndodhë, sepse ne jemi një përqindje e madhe. Në regjistrimin e vitit 2011, 25,000 grekë e deklaruan veten në Korçë, por shteti shqiptar numëronte vetëm 2,000,” – tha ndër të tjera Karamelo

Related Posts

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kam humbur shumë para…”/ MC Kresha përballet me ish partneren, Rozana Radin, shfaqet në “Goca dhe Gra”

“Kam humbur shumë para…”/ MC Kresha përballet me ish partneren, Rozana Radin, shfaqet në “Goca dhe Gra”

02/05/2026
Kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut në’Ferma VIP’, çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër?

Kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut në’Ferma VIP’, çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër?

01/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al