• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Monika Kryemadhi: Sondazhet e nxjerrin Ramën humbës, populli është në koalcion kundër tij

07/07/2020
Flet Monika Kryemadhi: Rama ka frikë se vuan nga frymëmarrja, nuk jam dakord me masat e qeverisë dhe s’kam frikë nga koronavirusi

E ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli mbi propozimin e opozitës parlamentare për lista të hapura dhe hyrja në zgjedhje pa koalicione. Kryemadhi tha se kjo është një lojë e Edi Ramës i cili sipas saj po përdor deputetët që kanë marrë mandatin. Ajo tha se të gjitha sondazhet, Ramën e nxjerrin humbës dhe i frikësuar nga uniteti i opozitës ai po përpiqet të luajë siç luajti në zgjedhjet e vitit 2017.

Shumë e debatueshme ka qenë rrethana e kërkesës për shmangien e koalicioneve. A jeni ju dakord që të shmangen koalicionet?

Unë jam e bindur që z. Rama e di shumë mirë që sot shqiptarët janë në koalicion kundër tij dhe të gjithëç numrat atë e nxjerrin humbës. Ne të gjithë bëjmë sondazhe, nuk ka parti politike që nuk bën sondazhe, janë pafundësisht ato që bëjnë sondazhe. Sot qytetari shqiptar lexohet shumë kollaj. Z. Rama mendon që mund të jetë si në 2017-n kur luajti jashtëzakonisht bukur me opozitën, me LSI-në, me PDIU-në dhe shumë parti të tjera duke ecur me idenë ‘përça dhe sundo’ , që është një nga teoritë që funksionon.

Ka më shumë se dy vjet që të gjitha partitë politike janë të bashkuara, janë në grup dhe ai nuk po gjen dot as pikën më të vogël të rrjedhjes apo të mungesës së solidaritetit apo të unitetit të opozitës. Dhe normal që ai do të kërkojë të krijojë rryma të tilla sikur ushtron një presion. Kjo çështje nuk është një çështje e opozitës, por është një çështje e z. Rama që ai e ka me komunitetin ndërkombëtar, e ka me Brukselin, e ka me SHBA.

Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që Sekretari i Shtetit Amerikan të bëjë deklaratë përshëndetëse për një deklaratë që u nënshkrua nga tre burra dhe një grua. Pra do të thotë që fokusimi i SHBA dhe BE është i qartë tashmë që Shqipëria ka vetëm një rrugë, atë drejt Bashkimit Evropian.

Që të shkojë drejt kësaj rruge kërkohen institucione funksionale, një sistem drejtësie funksional, kërkohet një administratë publike jo e politizuar në shërbim të qytetarëve, kërkon një sistem arsimor ku çështja e ditës të mos jetë çfarë bëri Turi se na iku truri.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al