• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

BBC: Dua Lipa ndez polemika me publikimin e hartës së “Shqipërisë së Madhe” në Twitter

21/07/2020
BBC: Dua Lipa ndez polemika me publikimin e hartës së “Shqipërisë së Madhe” në Twitter

Ylli i muzikës pop me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka shkaktuar një reaksion në rrjetet sociale, pasi publikoi në twitter flamurin e famshëm që Ballist Morina ngriti me dron në stadiumit e Beogradit, gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë.

“Autokton- epitet (për banorët e një vendi) vendas dhe jo të ardhur nga emigrimi apo kolonitë”, shkroi ajo.

Flamuri pasoi postimin e linkut të një peticioni online nga ana e saj, i cili kërkonte që Apple Maps të tregonte kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, pasi vija ndarëse që shenjon kufirin mes dy vendeve në hartën e ‘Apple’ është e ndryshme nga ajo e kufijve të tjerë, gjë që të lë ta mendosh Kosovën si pjesë të territorit serb.

Vendosja e këngëtares me origjinë shqiptare në qendër të polemikave më karakter nacionalisto- politik ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC, që ka shkruar për të.

“Dua Lipa ka ngjallur një reagim të madh në internet me një postim në rrjetet sociale. Lipa postoi një hartë që përfshin Shqipërinë, Kosovën dhe pjesë të vendeve fqinje të Ballkanit, të banuara kryesisht nga shqiptarët etnikë – dhe një përkufizim të fjalës autoktone. Tëeet-i ngjalli reagim të fortë edhe nga mbështetësit dhe kritikët. Prindërit e Lipës janë nga Kosova. Ajo lindi pasi u transferuan në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan BBC.

Po cila është polemika?

Dua Lipa u akuzua se favorizoi ekspansionizmin shqiptar pasi postoi hartën e cila përbën pjesë të ëndrrave të linjës së ashpër nacionaliste për krijimin e një Shqipërie të Madhe që do të përfshijë të gjithë shqiptarët etnikë, vijon BBC, duke shtuar se kjo hartë ka ngjallur polemika edhe më parë.

“Një lojë futbolli në vitin 2014 midis Shqipërisë dhe Serbisë përfundoi në zënka të hapura pasi një dron që mbante atë hartë u shfaq sipër stadiumit. Në qendër të mosmarrëveshjes është statusi i Kosovës, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, gati një dekadë pasi fushata e bombardimeve të NATO-s i dha fund sundimit të Slobodan Milosheviç. Kosova njihet nga SHBA dhe qeveritë më evropiane, por jo nga Serbia dhe aleatët e saj kryesorë, përfshirë Rusinë.Artistja postoi hartën pasi një peticion u shfaq në internet duke bërë thirrje që Apple Maps të tregonte Kosovën si një komb të pavarur” shkruan BBC.

Që nga e martja në mëngjes, peticioni ka më shumë se 120,000 nënshkrime.

Rita Ora – një tjetër yll i pop-it britanik që lindi në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë në vitin 1990 – gjithashtu është shprehur në mbështetje që Kosova të shfaqet në Apple Maps, dhe në mbështetje të Dua Lipës.

Related Posts

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Paparazzi

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

03/02/2026
Reagim i fortë nga familjarët e Stenaldos pas deklaratës së Rogertit në Big Brother VIP
Paparazzi

Reagim i fortë nga familjarët e Stenaldos pas deklaratës së Rogertit në Big Brother VIP

03/02/2026
Ndryshim historik, emërohet CEO i ri i The Walt Disney Company
Paparazzi

Ndryshim historik, emërohet CEO i ri i The Walt Disney Company

03/02/2026
“Miri do me të kllaposur, po nuk pate puthje me…”/ Selin debaton me Rogertin: Motrat ku i ke…
Paparazzi

“Miri do me të kllaposur, po nuk pate puthje me…”/ Selin debaton me Rogertin: Motrat ku i ke…

03/02/2026
“Ty të ka dënuar Zoti”/ Rogerti ofendon keq Stenaldon, ai e pështyn në fytyrë
Paparazzi

“Ty të ka dënuar Zoti”/ Rogerti ofendon keq Stenaldon, ai e pështyn në fytyrë

03/02/2026
Rey Manaj rikthehet në Turqi: Sulmuesi shqiptar firmos kontratën me Sivasspor
Paparazzi

Rey Manaj rikthehet në Turqi: Sulmuesi shqiptar firmos kontratën me Sivasspor

03/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

03/02/2026
Futbolli modern, Guardiola i pakënaqur: Fokusi është te emrat e mëdhenj dhe jo te akademitë…

Futbolli modern, Guardiola i pakënaqur: Fokusi është te emrat e mëdhenj dhe jo te akademitë…

03/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al