• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Plas ‘sherri’, SHBA: Kina po përpiqet të vjedhë vaksinën e koronavirusit!

22/07/2020
Plas ‘sherri’, SHBA: Kina po përpiqet të vjedhë vaksinën e koronavirusit!

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar sot Kinën se ka sulmuar nëpërmjet hakerave, kompani të ndryshme farmaceutike në gjithë botën, të cilat po punojnë për zbulimin e një vaksine kundër Covd-19.

Dy shtetas kinezë janë paditur nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për përpjekjen për vjedhjen e studimeve mbi vaksinat kundër koronavirusit, duke hakuar qindra kompanive në SHBA dhe jashtë saj. Konkurentët për gjetjen e vaksinës përfshijnë emrat e kompanive të njohura si “GlaxoSmithKline”, “Johnson & Johnson”, “Sanofi”, “Imperial College “dhe Instituti “Jenner” i Universitetit të Oksfordit, të cilat kanë rënë të gjitha pre e sulmeve.

Li Xiaoyu, 34 vjeç, dhe Dong Jiazhi, 33 vjeç, të cilët besohet se ndodhen momentalisht në Kinë, vepruan në disa raste “për përfitimin e tyre personal” dhe në të tjera për të mirën e Ministrisë së Sigurisë së Shtetit të Kinës, tha një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë, John Demerts

“Kina ka zënë vendin e saj, së bashku me Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut, në klubin e turpshëm kombeve që ofrojnë një strehë të sigurt për kriminelët në internet,” tha Demers.

Disa orë pas akuzës së SHBA, ambasadori i Kinës në Mbretërinë e Bashkuar, Liu Xiaoming, hodhi poshtë pretendimet nga perëndimi se Kina po vidhte të dhënat e vaksinës si “të pabaza”. “Akuza të tilla janë mos respekt ndaj shkencëtarëve kinezë dhe arritjeve të tyre; ato gjithashtu mund të minojnë bashkëpunimin ndërkombëtar për koronavirusin. Bota duhet të kundërshtojë me forcë dhe të hedhë poshtë pretendime të tilla të pabaza ”, tha ai.

Masa vjen në mes të tensioneve në rritje midis superfuqive globale, të ushqyera më tej edhe nga pandemia, për të cilën Presidenti Donald Trump fajëson Kinën.

Departamenti i Drejtësisë tha se Li dhe Dong, të cilët ishin shokë klase në një kolegj të inxhinierisë elektrike në Chengdu, kanë sulmuar kompanitë amerikanë vazhdimisht gjatë dekadës së fundit.

Ata kanë synuar ndërmarrje edhe në Australi, Belgjikë, Gjermani, Japoni, Lituani, Holandë, Spanjë, Korenë e Jugut, Suedi dhe Britani.

“Industritë e synuara përfshijnë, ndër të tjera, prodhimin e teknologjisë së lartë; pajisjeve mjekësore, inxhinierisë civile dhe industriale; programe biznesi, energji diellore, apo kompanie farmaceutike, “thotë Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë thanë që Li dhe Dong kishin në shënjestër kompanitë bioteknike në Kaliforni, Maryland, Massachusetts, por nuk duket se kishin kompromentuar asnjë studim për vaksinën kundër Covid-19.

Aktakuza gjithashtu akuzon hakerat se kishin në shënjestër organizata joqeveritare, disidentë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë.

Sipas aktakuzës, Li dhe Dong i dhanë Ministrisë kinezë të Shtetit fjalëkalime për llogari të postave personale që i përkisnin disidentëve kinezë, apo organizatorëve të protestave në Hong Kong.

Njoftimi për aktakuzën vjen ndërkohë që Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u takua me kryeministrin britanik, Boris Johnson për të diskutuar shqetësimet për veprimet kineze brenda dhe jashtë vendit, përfshirë shkeljet e të drejtave të njeriut.

Zëvendës Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), David L. Boëdich, tha në një konferencë për mediat në Uashington se, aktakuza i vë në dijeni udhëheqësit kinezë se hakimi i pronës intelektuale, që ndodh me mbështetjen e shtetit, do të ketë “pasoja serioze “.

Zyrtarët e sigurisë amerikane, britanike dhe kanadeze paralajmëruan po ashtu më 17 korrik se hakerët rusë gjithashtu po synonin organizatat e përfshira në zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Related Posts

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026
Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)
Pikante

Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)

29/06/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tjetër tërmet i fortë në Greqi

14/06/2026
Alarm për bombë në tragetin me 1 mijë persona në bord në portin e Pireut
Lajme

Alarm për bombë në tragetin me 1 mijë persona në bord në portin e Pireut

12/06/2026
Bien Facebook, Instagram, dhe Whatsapp
Kryesore

Bien Facebook, Instagram, dhe Whatsapp

12/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Tirona O nona” / Rama shpërndan pamje nga koncerti i Kanye West: Shqipëria e bukur europiane (VIDEO)

“Tirona O nona” / Rama shpërndan pamje nga koncerti i Kanye West: Shqipëria e bukur europiane (VIDEO)

11/07/2026
Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave

Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave

11/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al