• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Egbo: Shqipëria është familja ime

28/07/2020
Egbo: Shqipëria është familja ime

Tirana do të luajë ditën sfidën e fundit në kampionat ndaj Bylisit. Bardheblutë në fund të takimit do të ngrenë lartë edhe trofeun e titullit kampion edhe pse janë shpallur fitues matematikisht disa ditë më parë. Ditën e sotme trajneri Egbo ka folur në konferencë për mediat për sfidën ndaj Bylisit, lëmshin mediatik të krijuar ditët e fundit në lidhje me racizmin si dhe për finalen e Kupës. “Ndeshja e fundit nuk është pa interes. Për lojën ka shumë interes. Objektivi është që të shkojmë në finalen e Kupës të motivuar dhe shumë gjëra të tjera. Do të shikojmë ata që do të jenë gati për nesër dhe do të vendosim nesër kush do të jetë brenda fushës”.
Deklarata në “BBC”
“Unë besoj që ajo pjesë është mbyllur. Ka pasur një keqkuptim, sepse unë kam 20 vjet në Shqipëri dhe kam thënë se 99% e shqiptarëve më kanë trajtuar si familjar. Këtu është familja ime e dytë. Këtë kam munduar të shpjegoj. Por ka portale dhe gazetarë që mund ta nxjerrin jashtë kontekstit. Ajo që kam thënë është thjesht një episod që ka ndodhur shumë kohë më parë. Nuk e kam thënë që është një gjë shumë e madhe. Mua më kanë trajtuar mirë dhe kam qenë i mirëpritur këtu me shqiptarë. Kam kaluar gjysmën e jetës këtu. Këtu është familja ime. Ata që kanë bërë kështu, ndoshta kanë interesat e veta, pse e kanë nxjerrë jashtë kontekstit. Është diçka e mbyllur për mua. Kam shumë shokë këtu. Në çdo vend që kam qenë më kanë respektuar jashtë mase. Nuk e di pse e kanë hapur si polemika. Nuk jam njeri i polemikave. Më vjen keq, por nuk jam trajner i gazetarëve. Nuk hap polemika për gjërat që nuk janë të vërteta. Më vjen keq që disa njerëz e nxjerrin jashtë kontekstit për interesat e veta. Kaq mund të them. Shqiptarët më kanë suportuar, më kanë mbajtur mirë më kanë mirëpritur në këto 20 vite”. Çfarë ka ndodhur ka ndodhur dhe e kam harruar. Thjesht më kanë pyetur a ka pasur raste dhe unë e kam shpjeguar, ka pasur kështu jo tani por përpara. Hera e parë që kam ardhur këtu ka qenë ndryshe. Shqipëria ka qenë pak e mbyllur sa kishte rënë komunizmi dhe gjërat e tjera. Tani ka shumë ndryshime dhe nuk bëhet fjalë. Mund të kaloj në rrugë të bëjë çfarë të dua dhe asnjë nuk flet. Jam i mirëpritur kudo. Nuk e di pse e kanë nxjerrë disa njerëz jashtë kontekstit. Kur ka ndodhur ky episod nuk ka rëndësi. Është pjesë e mbyllur për mua dhe nuk dua të hapet si muhabet”.
Për Olsi Ramën
Lidhur me deklaratën e Drejtoritë të Partizanit, Olsi Rama, i cili tha se në Shqipëri ka 1001 probleme, por nuk ka racizëm dhe për këtë deklaratë trajneri Egbo meriton të dënohet, trajneri i Tiranës shton: “Është mendimi i tij. Çdo njeri ka gojë për të dhënë mendimet e tij. Ai nuk është me ngjyrë. Kam dëgjuar edhe në studio të tjera që kanë thënë se shqiptarët janë më racizëm se grekët, serbët etj. Unë e kam kundërshtar dhe kam thënë që s’ka shanse që të jenë shqiptarët më racistë se këto vendet që janë përmendur. Unë e di çfarë kam folur dhe çfarë ndjej brenda. Çdo njeri mund të ketë mendimet e tij. Nuk kam gjë tjetër për të thënë. Është thjesht e mbyllur për mua. Nuk duhet të hapet më ky muhabet.
Për Shkëlqim Muçën
Ish-trajneri dhe drejtuesi i Tiranës vite më parë, Shkëlqim Muça, deklaroi në një studio televizive, se në Ballsh ndeshjen e bënë 3-4 lojtarë të cilët duhet të dënohen… I pyetur Egbo se çfarë ko,enti ka, nigeriani shtoi: “Asnjë koment. S’kam koment”.

Related Posts

VIDEO/ Dinamo triumfon ndaj Partizanit, ia del Egnatia
Sport

VIDEO/ Dinamo triumfon ndaj Partizanit, ia del Egnatia

23/12/2025
Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime
Sport

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime
Sport

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
Dyshime të forta për kurdisjen e superndeshjes së boksit Joshua-Jake Paul, avokatët përgatisin padinë
Sport

Dyshime të forta për kurdisjen e superndeshjes së boksit Joshua-Jake Paul, avokatët përgatisin padinë

23/12/2025
Dyshime të forta për kurdisjen e superndeshjes së boksit Joshua-Jake Paul, avokatët përgatisin padinë
Sport

Dyshime të forta për kurdisjen e superndeshjes së boksit Joshua-Jake Paul, avokatët përgatisin padinë

23/12/2025
VIDEO/ Mjafton vetëm një gol, Skënderbeu mposht rivalin direkt dhe nis arratinë në krye
Sport

Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 17-të, fitojnë Skënderbeu, Laçi, Pogradeci, Kastrioti, Besa & Burreli

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Dinamo triumfon ndaj Partizanit, ia del Egnatia

VIDEO/ Dinamo triumfon ndaj Partizanit, ia del Egnatia

23/12/2025
Transformimet e Monikës në fokus: Fotografia që po “habit” rrjetin

Transformimet e Monikës në fokus: Fotografia që po “habit” rrjetin

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al