• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Analiza në DW/ Vërini gishtin kokës – vala e dytë Corona do të vijë

28/07/2020
Analiza në DW/ Vërini gishtin kokës – vala e dytë Corona do të vijë

“Me një çmim të lartë ne arritëm ta mbajnë nën kontroll kurbën e infeksionit me Sars-CoV-2. Por nëse tani nuk përpiqemi të gjithë bashkë do ta çojmë dëm suksesin e arritur në luftën kundër COVID-19”.
Nga Fabian Schmidt, DW
Shumë vende të botës reaguan ndaj pandemisë Corona me kohë duke marrë masat e izolimit si dhe duke ndjekur me hollësi zinxhirin e infeksionit, si rrjedhojë këto masa patën sukses. Kurba e infeksionit, që në fillim u rrit në mënyrë eksponsenciale, në këto vende mundi të mbahet nën kontroll dhe infeksionet e reja mbetën në nivel të ulët.
Shembull për këtë janë Kina, Koreja e Jugut, Zelanda e Re, por edhe shumë shtete të BE-së. Pas përvojave dramatike të gjashtëmujorit të kaluar pothuajse kudo u arrit, që sistemet e shëndetësisë të mbeten funksionuese dhe ekonomia pavarësisht goditjeve të rënda të rivihet në funksionim.
Por kthimi gradualisht në normalitet në disa vende nuk duhet të na bëjë ne më të shpenguar. Epidemia në mbarë botën ende nuk ka marrë fund. Faktikisht numri i kurbës globale të infeksioneve të reja po rritet sërish në mënyrë eksponenciale. Dita ditës ka më shumë e jo më pak infeksione të reja. Epidemia është tani më e rrezikshme se në ditët e para të saj.
Epidemia po avancon aty ku sistemi i shëndetësisë nuk funksionon mirë
Ajo po avancon kryesisht në ato vende, ku sistemi i shëndetësisë nuk funksionon mirë, kur njerëzit janë më të varfër dhe si rrjedhojë edhe jetojnë në një mjedis më të ngushtë bashkarisht. Epidemia po avancon edhe në ato vende, ku ata që janë përgjegjës venë në plan të parë interesat ekonomike dhe jo ato të qytetarëve të tyre e nuk ndërmarrin masa të rrepta.
Vendet e shkundura prej pandemisë Corona si SHBA, Brazili, India, Rusia, Afrika e Jugut dhe Meksika, duhet të jenë si një paralajmërim për ne. Teksa në këto vende pandemia ndodhet ende në kulmimin e valës së parë, në vendet që e kanë përballuar lehtësisht valën e parë, kërcënon tani një valë e dytë e frikshme. Faktikisht: në shumë shtete të BE-së shifrat e infeksioneve të reja sërish janë në rritje.
Vala e dytë pra do të vijë me siguri. Ajo nuk do të mund të shmanget, por të paktën ajo mund të dobësohet disi. E kjo është e mundur vetëm, nëse njerëzit vazhdojnë të jenë të tërhequr. Kjo do të thotë të heqësh dorë prej të qenit grumbull në shoqëri, prej manisë të shohësh e të të shohin, prej eventeve dhe mbrëmjeve shoqërore.
Më mirë festë në një rreth të ngushtë
Pushimet, aq sa është e mundur mund t’i kalosh edhe në rrethin e ngushtë familjar ose atë shoqëror. Por atij që nuk i zënë këmbët dhe e mendon, se patjetër duhet të gjendet mes mijëra njerëzve të tjerë, kush nuk heq dorë prej alkohoolit dhe drogës e nuk ruan distancë prje të tjerëve vepron në mënyrë të papërgjegjshme dhe dhe jo solidare.
Shifrat aktuale të ulëta të infeksioneve ne faktikisht i kemi paguar shtrenjtë. Shumë njerëz, ne të gjithë bashkë kemi humbur të afërm e miq. Të tjerë kanë humbur vendin e punës ose u është dashur të mbyllin sipërmarrjen e tyre. Atyre dhe vetes sonë ne u detyrohemi, që të vazhdojmë ta vlerësojmë me seriozitet rrezikun nga virusi Corona. Një zbutje e masave mbrojtëse nuk është një carta bianca për shfrenim. /DW

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

19/12/2025
Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë…

Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë…

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al