• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lokalet e natës, Manastirliu jep një paralajmërim tjetër

29/07/2020
Lokalet e natës, Manastirliu jep një paralajmërim tjetër

Ditën e sotme pritet të miratohen në Kuvend ndryshimet dhe shtesa në aktin normativ të masave administrative sa i përket periudhës së pandemisë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kuvend, u shpreh se lokalet e natës janë kthyer në vatra infeksioni gjatë kësaj kohe. Ajo theksoi se këto ndryshime do të rrisin penalitetet ndaj shkelësve, deri në pezullim për një vit të aktivitetit.

Fjala e plotë e ministres:

Shtesat në aktin normativ të masave administrative përsa i përket periudhës së epidemisë Covid 19, ku duam që të pëcaktojmë vendosjen e penaliteteve për klubet e natës, diskove apo çdo lloj shërbimi të kësaj natyre të cilat kanë patur detyrimin në fakt që në krye të herës për të mos u hapur, çfarë është vënë re dhe me punën intensive të ISHSH, Task Forcës, Policisë së Shtetit është që jo të gjithë kanë zbatuar urdhrin e dalë për mbylljen e këtyre subjekteve të cilat janë kthyer në vatra potenciale infeksioni. Detyrimi që vendoset tani nëpërmjet këtij akti normativ jo vetëm përcakton rritje të masës së penalitetit por gjithashtu vlerëson një pezullim për një periudhë 1 vjeçare në rastet kur këto subjekte nuk i binden këtij ligji. Padyshim që çdo masë që merret, merret pë të mirën e shëndetit të qytetarëve dhe masat të cilat ne po marrim, qoftë vendimi që po marrim sot, qoftë akti normativ që miratuam të enjten e shkuar përsa i përket vendosjes së maskave me detyrim në ambientet e brëndshme, janë të gjitha masa të cilat janë të vlerësuara për uljen e zinxhirit të infeksionit dhe përhapjes së tij.

Por ka një fakt që duhet ta vlerësojmë. Këto masa janë masa restriktive, vendosen jo për vendosjen e gjobës si qëllim në vetvete por për të parandaluar.

Është vlerësuar dhe analizuar që të rinjtë apo ata që frekuentojnë klubet e natës, diskot apo subjekte të tjera si këto janë vlerësuar si përhapës të një zinxhiri infeksioni përgjatë kësaj periudhe. Dhe sigurisht këtu ka dy problematika. E para vetë shëndeti i të rinjve kompromentohet por mbi të gjitha ata bëhën vektorë të shpërndarjes së infeksionit tek moshat e tjera. Tek prindërit dhe tek të moshuarit apo tek ata më të dobëtit. Ndaj vendosja dhe miratimi i këtij akti normative vjen padyshim në kohën e duhur për të forcuar instrumentat ligjore në funksion të zbatimit të masave anti-Covid. Dhe padyshim ka disa elementë të tjerë që besoj që ne do të vijojmë të punojmë me intensitet për të mundësuar këputjen e zinxhirit të infeksionit.

Jemi duke u përgatitur për periudhën e vjeshtës dhe për periudhën e dimrit për të administruar situata të cilat nësë do të vijojmë të kemi një neglizhim të zbatimit të masave, duhet të parapërgatitemi për një rritje të infeksionit të Covid19. Dhe ajo çfarë jemi duke bërë është që po marrim masa parandaluese. Ndaj dhe ky akt normativ vjen në vijim të masave parandaluese. Edhe vendosja e maskave si një detyrim me ligj është një masë parandaluese për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. Ne jemi duke punuar në të gjithë sistemin shëndetësor. Padyshim që puna më e madhe është në territor. Puna më e madhe është me epidemiologët të cilët janë duke testuar, gjurmuar, hetuar me funksion këputjen e zinxhirit të infeksionit. Jemi duke punuar për të fuqizuar akoma më shumë skuadrat lëvizëse tek Urgjenca Kombëtare, në funksion edhe të dhënies së shërbimit në banesë për qytetarët që kanë nevojë apo pë rata të cilët do të kenë nevojë në të ardhmen.

Po fuqizojmë kapacitetet tona spitalore edhe ato rajonale. Gjithashtu jemi duke përgatitur skuadrat e rezervës për hapjen e spitaleve Covid 3 dhe Covid4. Ndërkohë që vijojmë të rrisim kapacitetet e testimit. Periudha çfarë na pret gjatë gushtit, shtatorit, tetorit, kërkon vijimin e marrjes së masave të cilat ne do t’i marrim, pasi është një domosdoshmëri. Çdo masë nuk është e lehtë. Çdo masë restriktive nuk është e lehtë për ne. Por është e nevojshme për të ruajtur dhe për t’u kujdesur për shëndetin publik. Ndaj jemi të vendosur të vijojmë me planin e masave dhe me planin e veprimit i cili është aktiv. Edhe ky akt normative dhe vendimi i marrë është në vijim të planit aktiv të masave. Gjithashtu do të vijojmë të fuqizojmë kapacitetet tona për t’iu përgjigjur epidemisë në vend.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FOTO/ Juve po vjen, likuidon Romën dhe sheh nga Champions, në Itali mediat përkëdhelin Spallettin: Ndeshja më e bukur (VIDEO)

FOTO/ Juve po vjen, likuidon Romën dhe sheh nga Champions, në Itali mediat përkëdhelin Spallettin: Ndeshja më e bukur (VIDEO)

21/12/2025
Alis fiton Festivalin e 64-të të Këngës!

Alis fiton Festivalin e 64-të të Këngës!

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al