• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Unë e përdora për 14 ditë, dhe ja ku jam”/ Trump mbron përsëri ilaçin kundër COVID

29/07/2020
“Unë e përdora për 14 ditë, dhe ja ku jam”/ Trump mbron përsëri ilaçin kundër COVID

Presidenti amerikan Donald Trump përsëri foli për të mirat e ilaçit kundër malarjes hidroksiklorinë për pacientët me COVID-19, duke këmbëngulur se shumë mjekë besojnë se është “shumë i suksesshëm”.

Ai i bën komentet një pasi ai vetë dhe i biri, postuan video keqinformuese për ilaçin, të cilat u bllokuan nga rrjetet sociale Twitter dhe Facebook.

“Unë kam besim. Unë do ta përdorja. Siç e dini, unë e përdora për 14 ditë. Dhe ja ku jam, apo jo? Unë mendoj se funksionon në fazat fillestare. Mendoj se punonjësit e mjekësisë, disa, shumë prej tyre e besojnë një gjë të tillë. Kështuqë do ta shqyrtojmë”, tha ai në konferencën për shtyp për koronaviruisn.

Studimet shkencore kanë treguar se ilaçi shkakton më shumë dëm sesa mirë, kur përdoret për të trajtuar simptomat e koronavirusit, përfshirë studime të Instituteve Amerikane Kombëtare të Shëndetësisë, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe universitete amerikane dhe në gjithë botën.

Por disa mjekë që besojnë të kundërtën, argumentuan të hënën në favor të përdorimit të tij, duke përmendur përvojat e tyre në trajtimin e pacientëve më ilaçin.

Presidenti Trump, i biri, Donald Trump Jr., dhe të tjerë e postuan videon e aktivitetit ku folën mjekët në Facebook dhe Twitter, duke bërë që të dy rrjetet sociale t’i heqin ato, si pjesë e një përpjekjeje për të mos lejuar informacion që mund të jetë i dëmshëm për virusin, megjithëse jo para se 17 milionë vetë të shihnin një variant të videos në internet.

“Ndoshta kishin arsye (për ta hequr) ndoshta nuk kishin”, tha ai duke shtuar se nuk besonte që kishte ndonjë të keqe të provohej “përveçse politikisht”.

“E dini pse? Sepse e rekomandova unë. Kur unë sugjeroj diçka, atyre u pëlqen të thonë ‘mos e përdorni’”, tha ai.

Presidenti ka vënë në shënjestër përsëri ekspertin më të lartë të sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci, duke publikuar në faqen e tij në Twitter, një postim ku akuzohej Dr. Fauci dhe demokratët se po e mbajnë jashtë vemendjes përdorimin e ilaçit hidroksilklorinë për trajtimin e koronavirusit.

Në konferencën për shtyp, Presidenti Trump tha se ka marrëdhënie të mira me doktor Faucin, por më pas shtoi se nuk e kupton se pse mbështetja për Dr. Faucin është e lartë, por për atë vetë është e ulët, kur Dr. Fauci punon për administratën e tij.

“Një person që punon nga afër me ne, Dr. Fauci dhe Dr. Birx, e cila gjithashtu vlerësohet shumë. Por askush nuk më pëlqen mua. Duhet të jetë personaliteti im, asgjë tjetër”, tha ai.

Dr. Fauci tha se shtimi i rasteve me koronavirus në Florida, Kaliforni dhe disa shtete të tjera amerikane të goditura rëndë mundet që shumë shpejt të arrijë pikun, por pjesë të tjera të vendit duket se janë në prag të rritjes së shpërthimeve.

Në një intervistë me televizionin ABC, Dr. Fauci mbrojti punën e tij në favor të shëndetit të amerikanëve.

“Në asnjë rrethanë nuk i kam dhënë publikut informacion të gabuar,” tha ai.

Numri i njerëzve në Shtetet e Bashkuara që kanë humbur jetën nga COVID-19, u rrit në 148,446 të hënën, me më shumë se 4,3 milion raste të konfirmuara. Florida pati 191 vdekje në 24 orët e fundit, rritja më e lartë ditore që nga fillimi i epidemisë. /VOA

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
Fieraku konfliktohet me dy venezueliane, i përplas derën në fytyrë njërës prej tyre! Të huajat kërkojnë ndihmë në polici

Fieraku konfliktohet me dy venezueliane, i përplas derën në fytyrë njërës prej tyre! Të huajat kërkojnë ndihmë në polici

15/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al