• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fatos Lubonja: Ky popull është i ngordhur, kështu do mbetet. Duhet bërë rezistencë ndaj Ramës

03/08/2020
“Vendet e tjera kanë mafian e tyre”/ Lubonja: Në Shqipëri e kundërta, mafia ka shtetin e vet

Analisti Fatos Lubonja paralajmëroi një periudhë të vështirë dhe të rrezikshme për shqiptarët dhe politikën deri në zgjedhjet e ardhshme.

Ai bën thirrje për protesta masive dhe revolta popullore për largimin e qeverisë Rama.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Lubonja theksoi se kryeministri Edi Rama ka tendencë të kontrollojë zgjedhjet me çdo kusht.

Më tej, Lubonja komentoi zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, ku sot u miratua Komisioni i Vlerësimit, duke e cilësuar këtë një hap pozitiv, por sipas tij, mungon e reja në PD.

“Tani ka një përfshirje dhe të bazës, plus që ka një komision që përbëhet nga figura, që nuk mund të mendohet se janë jesmenë të Bashës, kanë një lloj zëri dhe nuk mendoj se mund të diktojë kryetari. Në këtë kuptim është pozitive. Problemi është se nëse do t’i marrim në analizë figurat e zgjedhura, mungon e reja në PD. A ka njerëz që mund të vijnë me një frymë tjetër, sa pra ka partia një evoluim brenda vetes.

Pra, nuk kemi brezin që duhet të ishte kontenstues në të kaluarën, që të mund të sillte dicka të re. gjithsesi, kur ke parasysh se përballë kujt ndodhemi, është dicka goxha demokratike, në krahasim me c’po sillet Edi Rama. Është një kthim mbrapa jo tek e mira, por te një e keqe më e vogël që kemi pas dikur. Por nganjëherë edhe për të ecur përpara, duhet të marrë një vrull prapa”, u shpreh ai.

A mund të sjellë kjo risi?

Shqetësuese mendoj se është fakti që ne kemi parë pak figura të reja, që konkurojnë me të vjetrit. Problemi nuk është thjesht se nuk janë, por nuk i shohim me një kontribut. Besoj se ky komisioni mund të jetë pozitiv, të paktën për të mos zgjedhur si këta që u futën tani në parlament, dhe që janë një katastrofë. Basha që i ka zgejdhur ata, ka një përgjegjësi shumë të madhe. Këta që do të jenë aty do të jenë më të përgjegjshëm për të mos zgjedhur më të tillë, që u bënë më armiq me partinë e tyre. Prapë kemi një problem këtu, se ky komision mund të bëjë punën e vetë, por nesër nuk e dimë si do jetë sistemi, a do shkohet me koalicione.

A mendoni se kjo lloj lëvizje krijon motivacionin brenda PD-së?

Ajo që dua unë të shikoj dhe që nuk e shoh në asnjë parti është ajo dinamika që vijnë ca të rinj, që sjellin edhe të reja, që zëvendësojnë një kryetar, që dalin aty, që bëjnë kritika për të kaluarën, në këtë mënyrë ecën dhe demokracia, dhe partia. Këtu kemi liderë që bëhen absolutë, si patriarkët që kontrollojnë gjithcka. Këtë nuk shoh unë, të rinj që ndalin liderin, duke I thënë ‘na ke cuar njëherë në luftë, njëherë në paqe, njëherë në breshër, etj’. Kjo nuk duket as te PD.
Po të shohësh PD italiane aty ke gjithmonë dhe fraksione, dhe lëvizje, edhe ndarje.

E gjithë kjo bëhet për zgjedhjet, si e parashikoni periudhën nga sot deri te zgjedhjet, do ketë të papritura?

Është një periudhë shumë e vështirë, e rrezikshme për demokracinë, përtej virusit. Virusi mundet ta clirojë madje, sepse unë shoh një tendencë të Edi Ramës, që me ndryshimet e njëanshme të dhunshme që bëri, apo me aktin e sotëm ndaj Ora Neës, që nuk dihet ku do të ndalojë, për të kontrolluar zgjedhjet, lirinë e fjalës, votën e lirë, në funksion të mbajtjes së pushtetit me cdo kusht. Do të kemi shumë të papritura.

Këta njerëzit e SPAK po japin sinjale se po bëjnë një drejtësi selektive në funksion të pushtetit, këta po quhen pjesë e regjimit. Gjëja më e rëndë në këtë situatë është selektiviteti. SPAK është më një anë. Kemi shenja të qarta të një regjimi që po shkon gjithnjë e më afër autoritarizmit, duke u bërë më i rrezikshëm dhe më i dhunshëm.

Do ketë një kundërpërgjigje nga shoqëria?

Ky popull është i nënshtruar, do të mbetet i ngordhur. Këtu ke gjithë krimin e organizuar që është në qeveri dhe po pasttron para. Kush janë këta që blejnë vila 500 milionë euro? Ca SPAK-u, këta janë bandë kriminale, që duan t’i nënshtrojnë të gjithë. Unë them se duhet bërë rezistencë, opozita duhet të jetë e ndërgjegjshme, të mos merret me ambasadat, por t’i hyjë me themel këtij narkoshteti.

Opozita do ta kishte të vështirë të dilte kundër këshillave të ambasadave…

Ndërkombëtarët janë ndërgjegjësuar, por kuru a bën fakt të kryer, çfarë do bëjnë ata, nuk sjellin dot policitë e tyre. Ju e patë cfarë ndodhi në Amerikë, ku u ngritën gjithë të zinjtë dhe e bënë lëmsh Amerikën.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FOTO/ Juve po vjen, likuidon Romën dhe sheh nga Champions, në Itali mediat përkëdhelin Spallettin: Ndeshja më e bukur (VIDEO)

FOTO/ Juve po vjen, likuidon Romën dhe sheh nga Champions, në Itali mediat përkëdhelin Spallettin: Ndeshja më e bukur (VIDEO)

21/12/2025
FOTO/ Juve po vjen, likuidon Romën dhe sheh nga Champions, në Itali mediat përkëdhelin Spallettin: Ndeshja më e bukur (VIDEO)

FOTO/ Juve po vjen, likuidon Romën dhe sheh nga Champions, në Itali mediat përkëdhelin Spallettin: Ndeshja më e bukur (VIDEO)

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al