• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministria e Shëndetësisë tregon planin për periudhën e vjeshtës dhe dimrit. Ministrja Manastirliu apel të rinjve: Hiqni dorë nga festat dhe grumbullimet

04/08/2020
COVID/Ministrja Manastirliu i drejtohet të rinjve: Respektoni masat, sot në spital ka shumë qytetarë në moshën tuaj

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një mesazh drejtuar qytetarëve tha se ka filluar përgatitja për të përballuar situatën që mund të krijohet nga koronavirusi në periudhën e vjeshtës dhe dimrit në disa drejtime. Ndërkohë që u ka drejtuar një apel qytetarëve për t’u përshtatur me normalitetin e ri duke respektuar rregullat.

“Deri kur kjo pandemi të jetë mposhtur, kërkohet të heqim dorë nga grumbullimet dhe nga festat që shumë herë dhe e kemi këtë të evidentuar, janë kthyer në vatra kryesore të përhapjes së infeksionit. Normaliteti i ri kërkon ta shohim distancimin fizik jo si një mënyrë për t’u larguar nga të dashurit, por si një mjet për t’u treguar edhe më fort dashurinë, duke i mbrojtur. Normaliteti i ri kërkon të përdorim maskën kudo, në çdo ambient të mbyllur, tashmë vendosur me ligj dhe kudo ku distancimi është i pamundur. Kërkon të zbatojmë rregullat e higjienës kudo, në çdo çast, kudo ku ne të mundemi. Normaliteti i ri kërkon nga ne fare pak, shumë shumë pak! Të gjithë bashkë, duke respektuar rregullat e thjeshta por jetëshpëtuese mund t’ia dalim! Asnjëherë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur! Filloje dhe ti nga vetja! Filloje sot”, apeloi ministrja Manastirliu.

Manastirliu ka theksuar se puna për përballimin e epidemisë po vijon dhe nuk është ndalur për asnjë moment prej më shumë se 140 ditësh me të gjitha kapacitetet e sistemin shëndetësor, nga epidemiologët në terren deri tek mjekët dhe infermierët që po përballen në vijën e parë me COVID29.

“Puna jonë nuk po ndalet në asnjë moment. Jemi në shërbimin tuaj me të gjitha kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor. Një punë e madhe po bëhët në terren nga epidemiologët për testimin dhe gjurmimin e personave të dyshuar me Covid19, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. Stafi i Urgjencës Kombëtare është 24 orë të ditës i dedikuar për të pritur thirrje dhe për të çuar misionet e shpëtimit nëpërmjet numrit 127. Dhe është në terren për të adresuar çdo urgjencës me kohë dhe me cilësi. Një betejë e gjatë ka filluar prej më shumë se 140 ditësh në spitalin infektiv dhe në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Dhe puna e ekipeve heroike, të mjekëve dhe infermierëve tanë po shpëton me qindra jetë njerëzish. Mjekët e familjes gjithashtu janë duke ndjekur shëndetin e mbi 1 mijë qytetarëve të prekur nga Covid-19”, tha Manastirliu.

Në mesazhin e saj, Ministrja e Shëndetësisë tha se është gati plani për përballimin e situatës së vjeshtë-dimrit, që nga krijimi i skuadrave të lëvizshme në Qendrën e Urgjencës Kombëtare dhe deri tek trajtimi mjekësor i pacientëve me Covid-19.

“Ne po përgatitemi për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit në disa drejtime. Nga krijimi i skuadrave të lëvizshme në Qendrën e Urgjencës Kombëtare tek skuadrat e dedikuara të mjekëve dhe infermierëve për spitalet Covid3 dhe Covid4, tek fuqizimi i kapaciteteve të spitaleve rajonale, nga rritja e kapaciteteve testuese tek vaksinimi i grupeve të riskuara, nga parandalimi i kontrollit të infeksioneve tek masat për vijimin e trajtimeve bashkëkohore të pacientëve me Covid-19”, – tha Manastirliu.

Related Posts

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit
Kryesore

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

23/08/2026
Kryesore

“Njoftim i Kuq” nga Interpol, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për mashtrim

23/08/2026
“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve
Kryesore

“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve

23/08/2026
‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata
Kryesore

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata

23/08/2026
23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë
Kryesore

23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

22/08/2026
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Kryesore

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Gjuajti me shuplakë rivalin, MLS gjobit Messin

23/08/2026
“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al