Deputeti i PS-së Eljo Hysko është shëruar nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë me dije vëllai i tij, Turjani i cili nuk kursen humorin kur thotë se nuk ja merrte mendja se do gëzohej aq shumë kur ti etiketonin vëllain si negativ. E ka fjalën për rezultanin e tamponit që ka kryer së fundmi, pas qendrimin në karantinë kur zbuloi se ishte infektuar.

Përveç Eljo Hyskos ka rezultuar pozitiv me koronavirusi Ralf Gjoni dhe Enver Roshi. Ralf Gjoni është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa Enver Roshi fatkeqësisht ndodhet në një situatë më të rënduar. Ai është dërguar për kurim të specializuar në Turqi.
Deputeti i parë i infektuar në Shqipëri me simptoma ka qenë Adriatik Alimadhi. Rreth një muaj ai u shtrua në spitalin Covid 2 Shefqet Ndroqi deri sa u shërua.









