• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Partizani dhe Kukësi mbeten pa merkato

09/08/2020
Partizani dhe Kukësi mbeten pa merkato

Merkato e futbollistëve në kampionatin shqiptar mbetet peng i KAS të Lozanës, ose më saktësosht të vendimeve që ky i fundit do të marrë rreth skuadrave si Kukësi e Partizani, të cilat kanë dërguar atje apelimet për vendimet që ka marrë FIFA për bllokimin e lëvizjeve të lojtarëve nga ana e tyre.
Të dy klubet kanë larguar shumë lojtarë së fundmi e pritet që të bëjnë lëvizje të reja për të përforcuar radhët, por në Lozanë, plani për të shqyrtuar kërkesën e tyre në fakt nuk duket edhe aq urgjent.
Partizani ka kërkuar nga KAS që të pezullojë vendimen e FIFA-s që i bllokoi për dy merkato dritaren si pasojë e parregullsive në nënshkrimin e kontratës së Eraldo Çinarit.
Klubi shpreson që kështu të mund të lëvizë në merkaton e verës në pritje të vendimit final nga KAS.
Një gjë të ngjashme ka bërë më parë edhe Kukësi sa i përket çështjes së FIlip Zderiç, për të cilin FIFA i ka bërë të qartë se mund t’i pezullojë merkaton deri në tre dritare të saj nëse nuk paguan kroatin.
Normalisht, kur shpallet pezullimi i vendimit të dhënë nga FIFA, KAS cakton edhe datën e gjyqit për palët.
Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe as Partizani e as Kukësi nuk gjenden në listën e gjyqeve që KAS ka publikuar në faqen e vet.
Atje ka me dhjetra seanca që shtrihen deir në muajin nëntor, por nuk figurojnë askund emrat e dy klubeve shqiptare.
Nëse për Partizanin kërkesa për bllokimin e hyrjes në fuqi të vendimit të FIFA-s është bërë së fundmi dhe në teori mund të kërkojë edhe pak kohë për përgjigje e për të caktuar datën, krejt ndryshe është situata e Kukësit.
I dënuar që në janar, në teori Kukësi ka ankimuar para muajit mars në KAS, sipas rregullave të Gjykatës së Arbitrazhit, ndaj duket e çuditshme që në Lozanë nuk e kanë përfshirë ende klubin verilindor në listen e gjyqeve të planifikuara deru në fundin e këtij hiti. /vipsport.al/

Related Posts

Miqësore ndaj Izraelit & Luksemburgut /Lojtari largohet nga grumbullimi i Kombëtares pas vlerësimit të gjendjes fizike
Sport

Vetëm një i paprekshëm te Kombëtarja, e konfirmon Maran në pikën më të dobët

12/11/2026
Finlanda sfidon Shqipërinë, Antmani: Luajmë me guxim dhe fitojmë

Tuchel vijon misionin, tekniku gjerman: Do të qëndroj tek Anglia edhe në Euro 2028

NBA/ Vijon dominimi, Lakers e Boston me hap kampioni, 10 fitore radhazi për Spurs

Ndeshja Shqipëri-Finlandë, Policia: Rrugët që do të bllokohen në kryeqytet

Maran dërgon 4 lojtarë në tribunë, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë – Balkanweb.com – News24
Sport

Maran dërgon 4 lojtarë në tribunë, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë

12/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Miqësore ndaj Izraelit & Luksemburgut /Lojtari largohet nga grumbullimi i Kombëtares pas vlerësimit të gjendjes fizike

Vetëm një i paprekshëm te Kombëtarja, e konfirmon Maran në pikën më të dobët

12/11/2026
Finlanda sfidon Shqipërinë, Antmani: Luajmë me guxim dhe fitojmë

Finlanda sfidon Shqipërinë, Antmani: Luajmë me guxim dhe fitojmë

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al