• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrioni flet për objektivat me Juventusin

09/08/2020
Debutimi me Juventusin dhe kombëtarja, flet Vrioni

FSHF vazhdon me rubirikën “Talenti Shqiptar” ku po mundohet të reklamojë të rinjtë e suksesshëm. Personazhi i radhës në këtë rubrikë është Giacomo Vrioni. Ky i fundit debutoi një javë më parë me Juventusin, pasi luajti kundër Romës në ndeshjen e fundit të Serie A. Sulmuesi shqiptar zëvendësoi Gonzalo Higuainin duke luajtur 12 minuta me kampionët e Italisë. Zyra e shtypit e Federatës Shqiptare të Futbollit bëri këtë intervistë me lojtarin.
Si lindi dëshira dhe pasioni yt për futbollin? Që në moshë fare të vogël e kam pasur gjithmonë këtë pasion, i transmetuar tek unë nga im atë. Kam filluar duke luajtur me shokët e mi në rrugë, më pas erdhi shkolla e parë e futbollit dhe për të vazhduar me ekipet e moshave në Matelica, skuadër e qytetit tim, ku aktualisht luan edhe vëllai im. Me kalimin e kohës pasioni është transformuar në një punë të bukur.
Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti? Sigurisht që figura më e rëndësishme për mua ka qenë ajo e babait tim: ai më ka qëndruar gjithmonë pranë qysh në fillimet e mia, kur më shoqëronte në seancat stërvitore, por edhe një mbështetje e vazhdueshme në rrugëtimin tim. Shikon gjithmonë ndeshjet e mia nga ekrani i televizorit dhe më mbështet në mënyrë të përditshme.
Si është marrëdhënia juaj me grupin dhe trajnerin në Kombëtare? Më duhet të them që jam pritur menjëherë shumë mirë nga shokët e skuadrës në ekipin Kombëtar dhe jam shumë i kënaqur për këtë. Kam marrëdhënie shumë të mira me të gjithë, bëhet fjalë për një grup shumë të bashkuar. Kam pasur mundësi të njihem me trajnerin Reja, dëgjohemi shpesh në telefon. Është një trajner ekspert dhe beson tek unë.
Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga Kombëtarja dhe debutimin me ngjyrat kuqezi? Grumbullimi im i parë në skuadrën Kombëtare A ka qenë për mua pa asnjë diskutim një motiv i madh krenarie, kurorëzimi i një rrugëtimi që kishte filluar me përfaqësuesen U-21 të Shqipërisë, me të cilën kisha shënuar gol edhe në debutim. Kam pasur fatin të debutoj me skuadrën e parë në ndeshjen e Ligës së Kombeve në Izrael, një moment që do ta kujtoj përgjithmonë.
I rishikon ndeshjet e tua pasi luan? Dhe nëse po, çfarë i thua vetes? Ndonjëherë ndodh që i rishikoj ndeshjet. Jam shumë autokritik, kërkoj shumë nga vetja dhe kërkoj të evidentoj me kujdes aspektet në të cilat mund të përmirësohem, në mënyrë që të rritem si lojtar.
Pak ditë më parë erdhi debutimi me Juventusin në ndeshjen ndaj Romës. Çfarë përjetove në ato çaste? Çfarë mendove teksa hyre në fushën e lojës? Ka qenë një emocion i papërshkrueshëm, kurorëzimi i një ëndrre. Kur më kanë thirrur për të hyrë në fushë nuk po përmbahesha nga emocionet dhe kisha një buzëqeshje të stampuar në fytyrë. Sapo zbrita në fushën e lojës, ndërkohë, kam menduar të bëj më të mirën për të ndihmuar skuadrën.
Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin? Të largohesh nga qyteti ku je rritur në moshë të vogël nuk është aspak e lehtë. Më mungon afeksioni i njerëzve, duke filluar nga familja, por edhe miqtë e mi. Për fatin e mirë ndonjëherë prindërit e mi vijnë të më takojnë dhe në përgjithësi mundohen gjithmonë që të mos na rëndojë largësia, duke përdorur telefonatat ose video-telefonatat.
Çfarë synimi ke për të ardhmen? Objektivi është ai për të shkuar sa më larg të jetë e mundur nëpërmjet punës së përditshme, si në nivel klubi ashtu edhe me fanellën e skuadrës Kombëtare. Për mua është një nder të luaj me Juventusin dhe të përfaqësoj Shqipërinë dhe do të bëj gjithçka është e mundur për të shpërblyer besimin e atyre njerëzve, të cilët më kanë mbështetur.

Related Posts

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj
Sport

“Jemi të bashkuar, kemi uri”, Broja flet si lider: Do luftojmë për mbijetesën (VIDEO)

25/12/2025
VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj
Sport

“Jemi të bashkuar, kemi uri”, Broja flet si lider: Do luftojmë për mbijetesën (VIDEO)

25/12/2025
NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)
Sport

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

25/12/2025
“Toka e premtuar” nuk i sjell fat, Uzuni “humbet” 2 milionë euro në 3 muaj
Sport

“Toka e premtuar” nuk i sjell fat, Uzuni “humbet” 2 milionë euro në 3 muaj

25/12/2025
NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)
Sport

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

25/12/2025
Nga Lewa, Vlahovic e Maignan, sa shumë yje dalin “falas” në treg
Sport

Nga Lewa, Vlahovic e Maignan, sa shumë yje dalin “falas” në treg

25/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

25/12/2025
VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

“Jemi të bashkuar, kemi uri”, Broja flet si lider: Do luftojmë për mbijetesën (VIDEO)

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al