• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Protesta të dhunshme në Liban pas shpërthimit katastrofik, dorëhiqet qeveria

10/08/2020
Protesta të dhunshme në Liban pas shpërthimit katastrofik, dorëhiqet qeveria

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab ka njoftuar sot dorëheqjen e qeverisë së tij, pas shpërthimit të 4 gushtit në Bejrut që ka nxitur zemërim të publikut dhe protesta masive.
Përmes një deklarate televizive, Diab ka thënë të hënën se po bën “një hap mbrapa”, në mënyrë që të jetë afër njerëzve dhe të “luftojë për betejën për ndryshim afër tyre”.
“Unë e shpall sot dorëheqjen e kësaj qeverie. Lus Zotin që ta mbrojë Libanin”, ka thënë ai, duke përsëritur këtë shprehje tri herë, transmeton agjencia e lajmeve, AP.

Diab njoftoi se ai do të shkojë në pallatin presidencial për të “dorëzuar dorëheqjen e tij në emër të të gjithë ministrave”. Para njoftimit të tij, katër ministra tashmë kishin konfirmuar dorëheqjet e tyre.
Largimi i tij ka ardhur pas protestave kundër qeverisë që janë mbajtur përgjatë fundjavës, meqë numri i viktimave si pasojë e shpërthimit në Liban, ka arritur në mbi 200, derisa mbi 6,000 persona tjerë janë plagosur.
Diab ka fajësuar politikanët e korruptuar që kanë qenë në pushtet para tij për “tërmetin” që ka goditur Libanin.
“Ajo klasë politike duhet të turpërohet për shkak të korrupsionit që ka rezultuar me këtë shkatërrim, i cili është fshehur për shtatë vjet”, ka shtuar ai.
Prej tetorit të vitit të kaluar, në Liban ka pasur protesta, në të cilat është bërë thirrje për largim të udhëheqësisë, duke përmendur arsye si korrupsioni, keqmenaxhimi dhe mungesa e kompetencave.
Mirëpo disa oligarkë që kanë qëndruar në pushtet shumë gjatë – prej përfundimit të luftës civile më 1990 – e bëjnë të vështirë procesin e gjetjes së një figure politike që nuk është e lidhur me ata.
Ndonëse dorëheqja e kryeministrit Diab ka qenë e pashmangshme pas katastrofës, ai nuk është dukur i gatshëm të largohet nga pushteti, meqë vetëm dy ditë më parë ka bërë një fjalim televiziv, në të cilin ka kërkuar që të jetë në pushtet për dy muaj tjerë, në mënyrë që të arrihet pajtueshmëri për rrugën drejt kryerjes së reformave.
Megjithatë, presioni brenda kabinetit duket se ka qenë shumë i madh. Qeveria e tij është krijuar nga ish-paraardhësi i tij, Saad Hariri, i cili ka dhënë dorëheqje në muajin tetor, si përgjigjje ndaj protestave.
Emri i Diabit ka dalë në publik pas shumë muajsh të mospajtimeve për emrin e ri në pozitën e kryeministrit.
Qeveria e tij, që është përkrahur nga Hezbollahu dhe aleatët e tij, e madje është konsideruar e njëanshme, duke shuar shpresat për kryerje të reformave.
Aktualisht, qeveria e Diabit do të jetë në detyrë, derisa të nisin negociatat për qeverinë e re.
“Shpresoj se periudha e qeverisë në detyrë nuk do të jetë e gjatë, sepse shteti nuk mund të durojë aq shumë. Le të shpresojmë se qeveria e re do të formohet shpejt”, ka thënë ministri për Punë Publike, Michel Najjar.
“Një qeveri efektive është më e pakta që na duhet për të dalë nga kjo krizë”.
Fundjava është përcjellë me përleshje të shumta në mes të forcave të sigurisë që kanë hedhur gaz lotsjellës dhe protestuesve. Shpërthimi i javës së kaluar besohet se është shkaktuar nga ndezja e 2,750 tonëve të nitratit të amonit.
Kjo sasi është ruajtur në portin e Bejrutit nga viti 2013, me pak zyrtarë të sigurisë, pavarësisht paralajmërimeve për rrezik.
Rezultati ka qenë një katastrofë për të cilën udhëheqësia libeze ka fajësuar korrupsionin dhe neglizhencën.
Humbjet nga ky shpërthim vlerësohet të jenë në mes të 10 deri në 15 miliardë dollarë, me pothuajse 300,000 persona të pastrehë. Disa agjenci të Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar për krizë humanitare nëse ushqimi dhe kujdesi shëndetësor nuk sigurohen shpejt.
Donatorët ndërkombëtarë janë zotuar për dhënie të 297 milionë dollarëve si ndihmë për Libanin, përmes një samiti virtual të organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al