• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ozil, i zhgënjyer me Arsenalin: Jeta e myslimanëve ka rëndësi

13/08/2020
Ozil, i zhgënjyer me Arsenalin: Jeta e myslimanëve ka rëndësi

Mesfushori gjerman me origjinë turke, Mesut Ozil, është shprehur i zhgënjyer me reagimin e Arsenalit ndaj komenteve të tij për lajmet se ujgurët myslimanë po persekutohet në Kinë. Media të shumta botërore kanë raportuar se në Kinë po persekutohen në baza etnike dhe fetare ujgurët myslimanë, të cilët u dërguan në kampe përqendrimi. Kina ka mohuar se ka bërë ndonjë gjë të ndaluar dhe vendosjen e ujgurëve nëpër kampe e ka arsyetuar me luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit religjioz, transmeton Gazeta Express.
Por, përkundër pretendimeve nga Kina, Ozili kishte reaguar në rrjetet e tij sociale për situatën në vendin aziatik. “Turkistani lindor, plaga e përgjakur e Ummetit, po i reziston persekutuesve që po tentojnë t’i ndajnë ata nga besimi i tyre. Ata po e djegin Kuranin, i kanë mbyllur xhamitë, ia kanë ndalur vajtjen në shkolla, i kanë vrarë burrat e shenjtë”, kishte shkruar Ozili.
“Burrat janë dërguar në kampe ndërsa familjet e tyre detyrohen të jetojnë me burra kinezë. Gratë detyrohen me dhunë të martohen me burra kinezë. Por, myslimanët rrinë të heshtur. Ata s’do të bëjnë zhurmë. Ata janë braktisur. A s’e dinë se lejimi i persekutimit është vetë persekutim?” Arsenali, që ka disa marrëveshje biznesi në Kinë, e kishte publikuar një deklaratë për t’u distancuar nga këto komente të Ozilit.
“Sa i përket komenteve të bëra nga Mesut Ozili në rrjete sociale, Arsenali duhet ta bëjë një deklaratë të qartë. Materiali i publikuar është mendimi personal i Ozilit. Si klub futbolli, Arsenali gjithmonë i është përmbajtur principit për të mos e përfshirë veten në politikë”. Ky reagim e kishte lënë të pakënaqur Ozilin, i cili foli sërish në një intervistë për problemet me të cilat përballen myslimanët. “Çdo njeri është i barabartë. Nuk ka rëndësi se çfarë feje apo race je, ne me të vërtetë jemi të njëjtë. Ajo që unë e thashë nuk ishte kundër kinezëve, ishte kundër kujtdo që po vepronte në atë mënyrë ndaj ujgurëve myslimanë dhe personave që nuk po u ndihmonin atyre, si vendet e tjera myslimane”, ka thënë Ozil së fundi.
“Unë i kam dhënë shumëçka Arsenalit, brenda dhe jashtë fushës, kështu që reagimi i tyre ishte zhgënjyes. Ata thanë se nuk përfshihen në politikë, por kjo nuk është politikë dhe ata janë përfshirë për probleme të tjera”. “Në Amerikë, ne e pamë vrasjen e George Floyd dhe bota e ngriti zërin për të thënë “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi” dhe kjo është e saktë. Ne jemi të gjithë të barabartë dhe është një gjë e mirë që njerëzit e luftojnë padrejtësinë”. Por, unë do të kisha dashur që njerëzit ta bënin të njëjtën gjë edhe për myslimanët sepse Arsenali ka shumë lojtarë myslimanë dhe është e rëndësishme edhe për botën të thuhet: Jeta e myslimanëve ka rëndësi”.

Related Posts

Sulm i dhunshëm, lojtari 19-vjeçar goditet me thikë
Sport

Sulm i dhunshëm, lojtari 19-vjeçar goditet me thikë

21/04/2026
E bëjnë të kryer, arrihet marrëveshja me bomberin shqiptar që ishte në radarin e Barcelonës
Sport

E bëjnë të kryer, arrihet marrëveshja me bomberin shqiptar që ishte në radarin e Barcelonës

21/04/2026
Kategoria e Parë/ Java e tretë zhvillohet të premten dhe të shtunën
Sport

Kategoria e Parë/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin më të spikatur të javës së 31-të

21/04/2026
Kategoria e Parë/ Java e tretë zhvillohet të premten dhe të shtunën
Sport

Kategoria e Parë/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin më të spikatur të javës së 31-të

21/04/2026
Sfida ndaj Vllaznisë tek “Arena e Demave”, dy rikthime për Partizanin
Sport

Kërnaja s’njeh humbje në derbi, trajneri i ka fituar të dyja përballjet e fundit

21/04/2026
Abissnet Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës së 21-të
Sport

Seri perfekte pa pësuar, Vllaznia në formë të jashtëzakonshme

21/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sulm i dhunshëm, lojtari 19-vjeçar goditet me thikë

Sulm i dhunshëm, lojtari 19-vjeçar goditet me thikë

21/04/2026
Shpërthim me lëndë plasëse në Tepelenë, plagosen dy të rinj

Shpërthim me lëndë plasëse në Tepelenë, plagosen dy të rinj

21/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al