• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Futbollisti i Bayernit: Kujdes nga Mbappe, ai të bën gjëmën

21/08/2020
Futbollisti i Bayernit: Kujdes nga Mbappe, ai të bën gjëmën

Ylli i Bayern Munich, Kingsley Coman, beson se skuadra e tij do të duhet ta markojë mirë Kylian Mbappe, nëse do ta kalojë me sukses PSG në finalen e Champions-it. Gjigantët e Bundesligës shkojnë në përplasjen e së dielës në formë mbresëlënëse, pasi kanë turpëruar Barcelonën 8-2 dhe pastaj mposhtur pastër Lyon-in 3-0. Parizienët nuk kanë mungesë të vetëbesimit, me rikthimin e Mbappe nga dëmtimi. Ky fakt rrit shpresat e tyre, pasi arritën finalen e parë në Champions, duke kaluar me sukses Atalanta dhe RB Leipzig javën e kaluar.
Sulmuesi francez dhe Neymar do të jenë elementë kyç për shpresat e parizienëve në “Estadio da Luz” të Lisbonës. Bashkëlojtari i Mbappe në kombëtaren e Francës paralajmëroi se Bayerni do të duhet të jetë i kujdesshëm ndaj këtij talenti të madh: “Kam luajtur me të disa herë, kështu që do të përpiqem të jap ndonjë këshillë, që mund të vlejë. Ekzistojnë gjithashtu video dhe udhëzime nga trajnerët. Ai është një lojtar që krijon, paksa si Lionel Messi, me të cilin jemi përballur tashmë. Mbappe mund të bëjë ndryshimin në një ndeshje, ndaj ne do të përpiqemi ta markojmë sa më mirë të jetë e mundur”.
Bayerni, natyrisht, nuk ka asnjë mungesë të yjeve në radhët e veta, duke u mburrur me Robert Lewandowski, golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve për sezonin 2019-2020, me Serge Gnabry, aktualisht në vendin e tretë të kësaj renditjeje (9 ndeshje – 9 gola në Champions), pas Erling Haaland. Edhe mbrojtësi i majtë, Alphonso Davies, edhe pse në moshën 19 vjeç, ka treguar formë spektakolare përgjatë sezonit të tij të parë të plotë në “Allianz Arena”.
“Ai nuk ishte një mbrojtës i majtë, në fillim, kjo është arsyeja pse zgjati më shumë adaptimi, – tha Coman për shokun e tij të skuadrës. – Unë mendoj se Alphonso është më i miri në pozicionin e tij tani dhe shpresoj se do ta demonstrojë potencialin real të dielën”. Coman e humbi finalen e Kupës së Botës 2018, ku Franca triumfoi ndaj Kroacisë, pasi u la jashtë skuadrës nga Didier Deschamps për shkak të dëmtimit.
Ndërsa përpiqet të ketë një rol në finalen ndaj PSG-në, ai insiston se triumfi në Champions nuk mund të krahasohet me suksesin në nivelin ndërkombëtar me Francën: “Të dyja garat nuk janë të lidhura. Lumturia në Kupën e Botës do shumë kohë për të kaluar, ashtu si zhgënjimi. Pra, janë krejtësisht të ndryshëm si kompeticione. Unë do të dëshiroja të fitoja Kupën e Botës, para së gjithash, por sot jam me klubin tim. Dua të fitoj Ligën e Kampionëve dhe shpresoj se do ta ngremë trofeun të dielën”.
The post Futbollisti i Bayernit: Kujdes nga Mbappe, ai të bën gjëmën appeared first on lexo.

Related Posts

Vllaznia, Balaj para Dinamos: Duam fitoren, kjo skuadër shkon larg
Sport

Vllaznia, Balaj para Dinamos: Duam fitoren, kjo skuadër shkon larg

22/04/2026
Peshëngritje/ Kampionati Evropian në Batumi të Gjeorgjisë, “shkëlqen” Enkeleida Carja ,vendos një tjetër rekord
Sport

Peshëngritje/ Kampionati Evropian në Batumi të Gjeorgjisë, “shkëlqen” Enkeleida Carja, vendos një tjetër rekord

22/04/2026
Peshëngritje/ Kampionati Evropian në Batumi të Gjeorgjisë, “shkëlqen” Enkeleida Carja ,vendos një tjetër rekord
Sport

Peshëngritje/ Kampionati Evropian në Batumi të Gjeorgjisë, “shkëlqen” Enkeleida Carja ,vendos një tjetër rekord

22/04/2026
“Dua të qëndroj këtu”, Flick i premton besnikëri Barçës: Të fitojmë Champions

Guardiola trazon Bayern: Kompany? Ka Man.City në zemër, do rikthehet
Sport

Guardiola trazon Bayern: Kompany? Ka Man.City në zemër, do rikthehet

22/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vllaznia, Balaj para Dinamos: Duam fitoren, kjo skuadër shkon larg

Vllaznia, Balaj para Dinamos: Duam fitoren, kjo skuadër shkon larg

22/04/2026
Soni Malaj merr ftesën e papritur për darkë, kush është admiruesi i fshehtë

Soni Malaj merr ftesën e papritur për darkë, kush është admiruesi i fshehtë

22/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al