• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prag ndeshje, ja situata në kampin kuqezi

30/08/2020
Prag ndeshje, ja situata në kampin kuqezi

Kombëtarja do të nisë nesër grumbullimin për dy ndeshjet zyrtare ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë të vlefshme për eliminatoret e Ligës së Kombeve (Nations League). Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit dhe stafi i Kombëtares po punojnë për zgjidhjen e problematikave që janë hasur në lidhje me lëvizjet e futbollistëve nga njëri vend në tjetrin për shkak të masave kufizuese të imponuara nga pandemia COVID-19. Bëjmë me dije se vazhdojnë bisedimet me qeverinë zvicerane për të bërë të mundur prezencën e dy lojtarëve, Ermir Lenjani dhe Florian Kamberi, të cilët nuk mund të dalin jashtë kufijve të Zvicrës për shkak të masave kufizuese. Ende nuk ka një përgjigje përfundimtare, teksa FSHF është në kontakt të vazhdueshëm, edhe me ndihmën e UEFA-s, për të bërë të mundur grumbullimin e këtyre dy lojtarëve për dy ndeshjet e shtatorit. Gjithashtu, për ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë nuk do të jetë i gatshëm Armando Broja, i cili është i skualifikuar për shkak të një kartoni të kuq të marrë në një ndeshje zyrtare me Kombëtaren U-19. Me shlyerjen e skualifikimit, sulmuesi i ri do të jetë nën urdhrat e trajnerit Edoardo Reja dhe i gatshëm për të luajtur për ndeshjen e dytë ndaj Lituanisë.
Listës së Kombëtares i është shtuar orët e fundit edhe emri i Endri Çekiçit (NK Olimpija Ljubljana). Duke parë situatën aktuale trajneri ka vendosur të ftojë sulmuesin pogradecar për ta pasur në dispozicion në rast të ndonjë mungese eventuale. Marash Kumbulla do t’i bashkohet kampit stërvitor të Kombëtares dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore. Pas rezultateve të testeve, ekipi mjekësor do të mund të dalë në një konkluzion nëse mbrojtësi do të jetë i gatshëm ose jo për dy ndeshjet e radhës.
The post Prag ndeshje, ja situata në kampin kuqezi appeared first on lexo.

Related Posts

Maran dërgon 4 lojtarë në tribunë, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë – Balkanweb.com – News24
Sport

Maran dërgon 4 lojtarë në tribunë, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë

12/11/2026
Maran dërgon 4 lojtarë në tribunë, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë – Balkanweb.com – News24
Sport

Maran dërgon 4 lojtarë në tribunë, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
Nga Berisha te Hysaj, Maran fanatik i zgjedhjeve të tij, vetëm 1 ndryshim ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24
Sport

Nga Berisha te Hysaj, Maran fanatik i zgjedhjeve të tij, vetëm 1 ndryshim ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve – Balkanweb.com – News24
Sport

Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve

12/11/2026
Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve – Balkanweb.com – News24
Sport

Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
Franca/ Mbappe largohet nga grumbullimi, ja sa ndeshje rrezikon të humbasë me Real Madrid
Sport

Nations League, Franca humbet Mbappe

11/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

‘Bulgari Pink’/ Diamanti i rrallë rozë 24 karatësh shitet për 14.6 milionë dollarë – Balkanweb.com – News24

‘Bulgari Pink’/ Diamanti i rrallë rozë 24 karatësh shitet për 14.6 milionë dollarë – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë – Balkanweb.com – News24

Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al