• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PD në zgjedhjet pa LSI-në? Nishani: Do të kemi 140 kandidatët tanë

30/08/2020
Kriza politike, Nishani mesazh nga Gjirokastra për zgjedhjet

Në seancën e tij të fundit për sesionin parlamentar që lamë pas, Kuvendi i Shqipërisë ndryshoi Kushtetutën duke i hapur rrugë listave të hapura dhe riorganizimit të koalicioneve partiake parazgjedhore. Por fjalën e fundit për mënyrën se si do të votojnë shqiptarët në zgjedhjet e vitit 2021 do ta thotë Këshilli Politik, i cili pritet të rimblidhet në shtator për të diskutuar mbi ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor. Partia Socialiste përmes kryeministrit Rama ka deklaruar se do të mbështes një hapje me të paktën 2/3 e listës, çka do të thotë se një të tretën e kandidatëve në lista do të vendosen nga partia. Ndërkohë që koalicioni opozitar përmes Lulzim Bashës janë deklaruar për hapje 100% të listave, duke ia lënë plotësisht zgjedhësve në dorë përzgjedhjen e deputetëve të ardhshëm në parlament me kushtin e vetëm që të mos preket formula aktuale e koalicioneve parazgjedhore.

Krahas këtij procesi, Partia Demokratike përgjatë gjithë verës është përfshirë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Por a do të zhbënte procesin e nisur nga demokratët një hapje 100% e listave?

“Në çdo rast, në çdo lloj sistemi që të kemi. Partia Demokratike do të paraqitet me listën e kandidatëve të saj për 140 vendet e parlamentit. Natyrisht që kjo do të bëhet në harmoni edhe me situatën që do të ketë parashikimi i Kodit Zgjedhor me koalicionet edhe me parashikimet që mund të vijnë si rezultat i reflektimeve,” u shpreh për Abc News Bujar Nishani, kreu i Këshillit Kombëtar në PD. Debati në Këshillin Politik pritet të përqendrohet kryesisht te çështja e koalicioneve parazgjedhore, ndërkohë që kanë ngelur edhe 8 muaj nga zgjedhjet e ardhshme politike ku shqiptarët do të thonë fjalën e tyre nëse do t’i japin një mandat të tretë maxhorancës aktuale apo do t’i hapin rrugë një rotacioni politik.

Related Posts

Ndalohet në Kakavijë gruaja me 20 mijë euro, nuk i kishte deklaruar në kufi (FOTO)
Kryesore

Abuzoi me të miturin në Gjirokastër, 17-vjeçari ndalohet në Kakavijë

04/04/2026
Rrahën për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, policia shpall në kërkim 3 persona (Emrat)
Kryesore

Rrahën për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, policia shpall në kërkim 3 persona (Emrat)

04/04/2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, gjobë 200 mijë lekë
Kryesore

AKU bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, gjobë 200 mijë lekë

04/04/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)

04/04/2026
Kadastra, plehrat dhe paketa e maleve, porositë e Ramës për kryetarët e bashkive
Kryesore

Kadastra, plehrat dhe paketa e maleve, porositë e Ramës për kryetarët e bashkive

04/04/2026
Tragjike në Itali/ Bie nga kati i tetë i pallatit, humb jetën 12-vjeçari shqiptar
Kryesore

Tragjike në Itali/ Bie nga kati i tetë i pallatit, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

04/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Blake Lively shpërthen: U detyrova të dal lakuriq në skenën e lindjes, ishte poshtërim

Blake Lively flet pas rrëzimit të shumicës së akuzave ndaj Justin Baldonit: Pavarësisht sa e dhimbshme është…

04/04/2026
Ndalohet në Kakavijë gruaja me 20 mijë euro, nuk i kishte deklaruar në kufi (FOTO)

Abuzoi me të miturin në Gjirokastër, 17-vjeçari ndalohet në Kakavijë

04/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al