• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mënyra e vetme se si Messi tani mund të largohet nga Barcelona

30/08/2020
Mënyra e vetme se si Messi tani mund të largohet nga Barcelona

Vetëm nëse Barcelona dorëzohet dhe jep dritën e gjelbër duke ulur klauzolën, Messi mund të largohet këtë verë – në të kundërtën, diçka e tillë s’mund të ndodhë pa u paguar klauzola e lirimit, e që është 700 milionë euro. Komplikohet edhe më shumë situata mes Lionel Messit dhe Barcelonës. La Liga ka konfirmuar zyrtarisht gjatë ditës së diele se në rast se Lionel Andres Messi vendos të largohet para kohe me vendim të njëanshëm, atëherë rruga e vetme është duke paguar 700 milionë euro, klauzolën e tij.
Tani, Leos duket se i ka mbetur vetëm një opsion për t’u larguar nga Barça, duke biseduar me klubin dhe duke i bindur që të ulin klauzolën siç bëri Real Madridi me Cristiano Ronaldon, që hoqi klauzolën dhe nisi negociatat me Juventusin, duke e shitur për 112 milionë euro. Nëse Barça refuzon të bisedojë për ta hequr klauzolën dhe për të nisur negociatat me Man Cityn për një transferim deri në 223 milionë euro, siç edhe po raportohet në mediat spanjolle, atëherë Leo deshi apo s’deshi, s’mund të largohet nga ‘Camp Nou pa u paguar klauzola prej 700 milionë eurosh, të paktën jo këtë verë.
Me një fjalë, Messi dhe Barça tashmë kanë hyrë në ‘luftë’, dhe së shpejti edhe do të mësohet se kush do ta fitojë atë. 33-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2021, por argumenti avokatëve të tij është se ai mund të largohet si lojtar i lirë në përputhje me një klauzolë lirimi në marrëveshjen e tij me klubin që ia mundëson atij të largohet pa asnjë qindarkë.
Por ajo klauzolë mund të aktivizohet nga Messi vetëm në një periudhë të caktuar kohore, mars-maj. Dhe meqë sezoni 2019/20 u shty deri në fund të gushtit, për shkak të pandemisë koronavirus, avokatët e Messit argumentojnë se edhe afati i klauzolës së tij duhet të shtyhet, gjë që kundërshtohet nga Barcelona. La Liga tani ka vendosur që Barcelona ka të drejtë dhe se mënyra e vetme që Messi të largohet është përmes klauzolës 700 milionë eurosh.

Related Posts

Egnatia, kapiteni flet para finales: Po pres me padurim, kualiteti i lojtarëve do bëjë diferencën
Sport

Egnatia, kapiteni flet para finales: Po pres me padurim, kualiteti i lojtarëve do bëjë diferencën

27/12/2025
Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin
Sport

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

27/12/2025
VIDEO/ Udinese “i rrëmben” barazimin Lazios, dy gola në Friuli
Sport

VIDEO/ Udinese “i rrëmben” barazimin Lazios, dy gola në Friuli

27/12/2025
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët
Sport

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

27/12/2025
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët
Sport

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

27/12/2025
“Objektivi është kalimi në raundin tjetër”, Tetova optimist: Besoj te forca e grupit, ja situata në skuadër
Sport

“Jemi përgatitur maksimalisht”, Edlir Tetova: Dinamo rival i fortë, do jetë finale e luftuar

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ishte në nominim me katër banorë, Xhodi eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

Ishte në nominim me katër banorë, Xhodi eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

28/12/2025
Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al