• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Marrja vetëm një herë e vaksinës kundër Covid nuk do jetë e mjaftueshme

31/08/2020

Edhe kur bota të ketë vaksinën kundër koronavirusit, njerëzit ka të ngjarë të kenë nevojë për 2 doza dhe jo vetëm 1 dhe kjo mund të shkaktojë probleme. Në një shkrim të gjatë të CNN thuhet se një nga problemet kryesore është shpërndarja e vaksinës dhe furnizimi i vendeve.
Shqetësimi tjetër i madh është bindja e njerëzve për ta marrë vaksinën. Sipas analizës së bërë bindja e njerëzve që të shkojnë për të bërë vaksinën jo një herë, por dy herë, mund të jetë e frikshme për ta
“Nuk ka dyshim se ky do të jetë programi më i ndërlikuar, më i madh i vaksinimit në historinë njerëzore, dhe do të ketë një tjetër nivel përpjekjeje, sofistikimi, që ne kurrë nuk e kemi provuar më parë,” – tha Kelly Moore, mjeke në Universitetin Vanderbilt.
Dy nga kompanitë që po zhvillojnë vaksina kundër Covid-19, Moderna dhe Pfizer, tani janë në “Fazën 3” të provave klinike. 30 mijë vullnetarë po marrin dy doza nga Moderna në një distancë kohore prej 28 ditësh dhe me 21 ditë te Pfizer. AstraZeneca pritet të fillojë provat e “Fazës 3” këtë muaj. Novavax ende nuk ka filluar provat e Fazës 3 por ka përdorur 2 doza në provat e tyre të mëparshme.
Në provat e ardhshme të “Fazës 3” të Johnson & Johnson, disa pjesëmarrës do të marrin një dozë dhe të tjerët do të marrin dy doza. Nuk është për t’u habitur që njerëzit të kenë nevojë të vaksinohen 2 herë, pasi shumë vaksina të Hepatitit A dhe vaksina Herpes – kërkojnë dy doza. Disa sëmundje kërkojnë edhe më shumë se kaq. Fëmijët marrin 5 doza të vaksinës DTaP, e cila i mbron ata nga difteria, tetanozi dhe pertusis.
Sipas sondazhit të CNN këtë muaj, 40% e amerikanëve deklaruan se nuk do të vaksinohen edhe nëse është falas. Pavarësisht se ka persona që duan të vaksinohen, të sigurosh 660 milion doza për 330 milion amerikanë dhe t’i bindësh të vaksinohen 2 herë duket si mision i pamundur. ©LAPSI.al

Related Posts

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026
Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën
Kryesore

Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Uellsit

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Uellsit

13/04/2026
Akuzat për sulm seksual, Katy Perry thyen heshtjen dhe kundërshton Ruby Rose

Akuzat për sulm seksual, Katy Perry thyen heshtjen dhe kundërshton Ruby Rose

13/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al