• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pas Bjellorusisë, Shqipëria kërkon tri pikë edhe ndaj Lituanisë

05/09/2020
Pas Bjellorusisë, Shqipëria kërkon tri pikë edhe ndaj Lituanisë

Dy futbollistët e Shqipërisë, Bekim Balaj dhe Odise Roshi, janë shprehur të lumtur për pikët e fituara ndaj Bjellorusisë, teksa tani mendja është te kundërshtari i radhës. Të premtën, Kombëtarja e Shqipërisë regjistroi fitore në udhëtim te Bjellorusia në kuadër të Ligës së Kombeve me rezultatin 0-2. Sot (e shtunë), në konferencë për media janë paraqitur Bekim Balaj dhe Odise Roshi, të cilët u shprehen të lumtur me tre pikët e fituara, duke shtuar se tani mendja është te Lituania.
“Ajo që na ngroh të gjithëve është 3 pikëshi që morëm, fitorja jashtë fushe na jep moralin e duhur për fillimin e këtyre eliminatoreve për Nations League. Mendoj që jemi në rrugën e duhur me atë fitore që arritëm. Pas dy ditësh kemi ndeshjen tjetër dhe ndoshta nuk kemi dhe shumë kohë të gëzohemi. Të mendojmë për 3 pikëshin e radhës.”
Titullar në ndeshje?- “Sigurisht që dëshira e të gjithëve është ta nisim ndeshjen titullar por që kjo nuk varet nga ne, janë zgjedhjet e trajnerit. Në fund të fundit arritëm fitoren dhe kjo na lë të kënaqur të gjithëve. Pak rëndësi ka sa minuta na jepet mundësia, të paktën në aspektin personal them gjithmonë, jam i gatshëm për të dhënë më të mirën për ekipin kombëtar”. Një gol në “Air Albania kundër Lituanisë- “Dëshira është e madhe të shënosh për ekipin kombëtar, pak rendësi ka ku shënon, por siç thatë dhe ju, në stadiumin tonë të bukur tashmë, nuk kemi arritur akoma të gëzohemi me një gol. Për fat të keq në këto ndeshje mungojnë dhe tifozët dhe gëzimi i golit nuk është i njëjti sikur të jenë dhe tifozët por që këtë ndeshje, e rëndësishme është ta fitojmë. Dëshira është e madhe ta fitojmë por në fund pak rëndësi ka kush shënon” tha Balaj , transmeton Gazeta Metro.
Edhe Odise Roshi u shpreh i kënaqur me fitoren e kombëtares mbrëmjen e djeshme “Është një kënaqësi të nisësh me një 3 pikësh në Bjellorusi, nuk ishte e lehtë, ishte ndeshje e vështirë, por ekipi ka bërë një ndeshje shumë të mirë dje. Tani pas dy ditësh kemi një ndeshje tjetër me Lituaninë, nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin. Të marrim dhe një 3 pikësh tjetër dhe pastaj të shikojmë për ndeshjet e radhës.” Vendi i titullarit? – “Besoj se çdo lojtar do të luajë nga fillimi, është normale, por gjithmonë e kemi thënë në çdo lloj interviste, sa herë na jepet mundësia, të gjithë lojtarët, edhe unë jap 100% në fushë, bëjmë detyrën, pastaj është trajneri që e vendos se kush luan dhe kush nuk luan. Por kënaqësia është gjithmonë që të luash nga filimi. Unë bëj më të mirën, kam dëshirë të luaj nga fillimi si çdo lojtar por kur na jepet mundesia japim maksimumin për kombin tonë, luajmë në radhë të parë për veten, familjen pastaj për të gjithë shqiptarët.”
Gatishmëria e grupit për ndeshjen kundër Lituanisë? “Ekipi është shumë mirë përderisa fitoi 0-2. Bjellorusia i ka pasur të gjithë lojtarët dhe nuk ka bërë pauzë. Ne bëmë një fitore shumë të mirë dje, 0-2. Besoj dhe në fizik jemi shumë mirë, tani të shohim ndeshjen e radhës. T’ia lëmë më mirë fushës. I rëndësishëm është 3 pikëshi, po fitove çdo gjë është në rregull” – deklaroj Roshi. Ndryshe, Shqipëria më 7 shtator në ‘Air Albania Stadium’ e pret Lituaninë. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 20:45.

Related Posts

Disfata në Champions nuk ka efekt, Flick pranon ofertën e Laporta-s
Sport

Disfata në Champions nuk ka efekt, Flick pranon ofertën e Laporta-s

16/04/2026
Disfata në Champions nuk ka efekt, Flick pranon ofertën e Laporta-s
Sport

Disfata në Champions nuk ka efekt, Flick pranon ofertën e Laporta-s

16/04/2026
“Një djall me numrin 9”, Milan i rikthehet pistës Vlahovic
Sport

“Një djall me numrin 9”, Milan i rikthehet pistës Vlahovic

16/04/2026
Java 32 e “Abissnet Superiore” luhet këtë fundjavë, në program pesë përballje interesante

Broja në “listën e zezë”, mes 10 transferimeve më të këqija në Angli
Sport

Broja në “listën e zezë”, mes 10 transferimeve më të këqija në Angli

16/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Princi Harry: Nuk e doja rolin mbretëror pas vdekjes së nënës sime, ajo më shkatërroi jetën

Princi Harry: Nuk e doja rolin mbretëror pas vdekjes së nënës sime, ajo më shkatërroi jetën

16/04/2026
Historia prekëse e mësueses që i bleu këpucë Rihanna-s dhe gjesti i saj vite më vonë…

Historia prekëse e mësueses që i bleu këpucë Rihanna-s dhe gjesti i saj vite më vonë…

16/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al