Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Novoselës. Makina ka dalë nga rruga si rrjedhojë e shpejtësisë se lartë dhe ka përfunduar në një kanal pranë rrugës. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai ka qëndruar për disa minuta i bllokuar në automjet derisa e kane nxjerrë pak minuta më parë forcat e policisë dhe forcat zjarrfikëse.