• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PD dorëzon në SPAK 3 padi për krime mjedisore dhe korrupsion, mes të paditurve Ministri i Mjedisit dhe kryebashkiaku i Tepelenës

17/09/2020
Nga ish-Presidenti Nishani te analisti Marku, ja emrat e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve të PD-së

Partia Demokratike do të dorëzojë sot në SPAK tre padi penale ndaj Blendi Klosit, Zamir Dedej, Edison Konomit dhe Tërmet Peçit, për shkatërrim të pasurive natyrore.
Në një dalje për mediat, Jamarbër Malltezi thotë se përmes korrupsionit, janë shkatërruar pasuri te mëdha natyrore, për rikuperimin e të cilave duhen me dhjetëra vite.
Sipas tij, Blendi Klosit, Zamir Dedej, Edison Konomit dhe Tërmet Peçit duhet të mbajnë përgjegjesi.
“Për të ndaluar shkatërrimin e tyre, ne sot do të depozitojmë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion 3 padi penale ndaj zyrtarëve përgjegjës për katrahurën mjedisore në Parkun Kombëtar të Dajtit, në Monumentin e Natyrës “Uji i Ftohtë” në Tepelenë dhe për vjedhjen e fondeve të mjedisit”, thuhet në deklaratën e Malltezit.

Deklarata e plotë
Gjatë 8 viteve, qeveria e Edi Ramës ka bërë dëme të mëdha në çdo fushë. Ekonomia është më keq, njerëzit nuk gjejnë punë, çdo gjë bëhet me para në dorë, krimi është më i pushtetshmi, njerëzit janë më të pasigurt. Mes shumë dështimeve, që rëndojnë dhe ndikojnë për keq jetën e përditshme të qytetarëve, krimet mjedisore janë nga më të rëndat.
Përmes korrupsionit, janë shkatërruar pasuri te mëdha natyrore, për rikuperimin e të cilave duhen me dhjetëra vite.
Për të ndaluar shkatërrimin e tyre, ne sot do të depozitojmë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion 3 padi penale ndaj zyrtarëve përgjegjës për katrahurën mjedisore në Parkun Kombëtar të Dajtit, në Monumentin e Natyrës “Uji i Ftohtë” në Tepelenë dhe për vjedhjen e fondeve të mjedisit.
Blendi Klosi, Zamir Dedej, Edison Konomi dhe Tërmet Peçi duhet të mbajnë përgjegjësi penale për shkatërrimin e
pasurive natyrore të vendit.
Padia e parë ndaj Blendi Klosit dhe Drejtorëve të tij Dedej dhe Konomi bëhet për kthimin e Parkut Kombëtar Dajt në një gurore masive për interesat e xhepit të zyrtarëve dhe oligarkut të qeverisë “Gjoka Konstruksion”. Parku Kombëtar i Dajtit dhe Monumentet e Natyrës si “Shkalla e Tujanit” (ku sipas ligjit duhen zbatuar masat më të rrepta të mbrojtjes së natyrës) janë kthyer në gurore masive dhe diga.
Për të shtuar milionat, Gjoka kthen Parkun e Dajtit dhe monumentet e natyrës në gurore, ndërsa zyrtarët mbyllin sytë, veshët dhe gojën duke lejuar dëm mjedisor dhe vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës.
Padia e dytë është për drejtorin famoz të Klosit, Zamir Dedej.
Ai ka VJEDHUR, përmes shpërdorimit të detyrës rreth 490 mijë euro para publike (deri më sot) fillimisht duke çuar buxhetin e shtetit tek shoqata që drejtonte, derisa u emërua drejtor, e më pas në një shoqatë të paregjistruar fare në QKB dhe me NIPT që nuk ekziston! Kjo veç në Absurdistan mund të ndodhë. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka me padi të gjitha të dhënat për shkeljen e ligjit.
Ky rast është për Guinnes, pasi i ka dhënë një shoqate qindra mijëra euro pa qenë e regjistruar fare në QKB dhe as nuk ka fare NIPT!
Padia e tretë është per Termet Peçin, kryebashkiakun ilegjitim të Tepelenës dhe sërish për Zamir Dedej që kanë lejuar dhe dhënë leje për ndërtim objekti 6 katësh mu në shtrat lumi dhe mu në monumentin e natyrës “Uji i Ftohte”.
Ligji për Zonat e Mbrojtura dhe Ligji për Burimet Ujore e ndalojnë kategorikisht këtë gjë. Kufijtë e zonave të mbrojtura nuk mund të lëvizen sipas interesave të xhepit të zyrtarëve të korruptuar dhe për këtë krim mjedisor ata duhet të japin llogari.
Të treja këto dosje do të dorëzohen që sot në SPAK! Duhet pak vullnet i mirë që këto krime të hetohen pa u zvarritur, pasi dëmi që po shkaktojnë në mjedis është i jashtëzakonshëm.

Related Posts

Shpërndanin drogë me makinë, arrestohen dy shqiptarë në Mykono
Kryesore

Shpërndanin drogë me makinë, arrestohen dy shqiptarë në Mykono

20/08/2026
Çmendet shqiptari në Itali, hedh makinën në det bashkë me gruan
Kryesore

Çmendet shqiptari në Itali, hedh makinën në det bashkë me gruan

20/08/2026
Poliçani kundër shkrirjes së bashkisë, thirrje- Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!
Kryesore

Poliçani kundër shkrirjes së bashkisë, thirrje- Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!

20/08/2026
Fluksi turistësh në Vlorë, vizitorët italianë zgjedhin qytetin bregdetar
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet me traumë në kokë drejt spitalit

20/08/2026
Lista e kandidatëve të PS-së për Këshillin Bashkiak të Delvinës (Emrat)
Kryesore

Plagosja me thikë në Delvinë, para një jave viktima plagosi nipat e autorit në Sarandë

20/08/2026
Shpopullimi i frikshëm/ Dy orë piva kafe në Delvinë dhe pashë gjithë e gjithë 10-15 vetë
Kryesore

Plagosje në Delvinë, detajet e para

20/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FORMULA 1/ Rinis lufta për fronin, kush mund ta rrëzojë Antonelin?

FORMULA 1/ Rinis lufta për fronin, kush mund ta rrëzojë Antonelin?

21/08/2026
Play Off i Conference League/ Barazim dinjitoz ndaj Pafos, Dinamo “kockë e fortë”

Play Off i Conference League/ Barazim dinjitoz ndaj Pafos, Dinamo “kockë e fortë”

20/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al