• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reali arkëton 110 mln euro pa prekur boshtin e ekipit

20/09/2020
Reali arkëton 110 mln euro pa prekur boshtin e ekipit

Koha kur Reali i Madridit shpenzonte miliona për të marrë më të mirët në botë, duke filluar nga Zidane e dy Ronaldot, e për të vijuar me emra të tjerë si Figo, Beckham, Kaka, etj., duket se ka marrë fund. Sezonet e fundit bosi i madrilenëve Florentino Perez është mjaftuar me afrimin kryesisht të lojtarëve të rinj e të talentuar, ndërsa vlen të theksohet se blerja më e bujshme e 5 viteve të fundit është ajo e Eden Hazard një vit më parë nga Chelsea. Këtë verë ishte folur shumë për afrime të mëdha te Los Blancos dhe emrat që kishin dalë në skenë ishin të shumtë, duke nisur nga Mbappe e Pogba, por pandemia ndryshoi tërësisht planet dhe Perez u përqendrua vetëm te merkatoja në dalje. Kështu madrilenët deri tani ia kanë dalë të arkëtojnë plot 110 milionë euro, duke shituar Achraf Hakimin për 40 milionë euro te Interi, Sergio Reguilon te Tottenham për 30 milionë euro, James Rodriguez te Everton për 25 milionë euro dhe Oscar Rodriguez te Sevilla për 15 milionë euro.
Përveç këtyre parave të arkëtuara, që përmirësojnë ndjeshëm bilancin e Los Blancos, Florentino Perez u ka kursyer arkave të klubit edhe të paktën 15 milionë euro, nga huazimi i Gareth Bale te Tottenhami. E nëse të gjithë klubet po vuajnë jo pak për të kryer operacionet e synuara në merkato, kjo për shkak të efekteve të koronavirusit, Reali i Madridit po ia del mjaft mirë të arkëtojë para e të ulë shpenzimet, por njëkohësisht edhe të mos prekë boshtin kryesor të skuadrës së drejtuar nga Zidane.

Related Posts

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë
Sport

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, sulmuesi kuqezi shënon me Trabzonspor
Sport

Më në fund po gjen veten, Muçi vlerësohet në Turqi (VIDEO)

28/12/2025
VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen
Sport

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen

28/12/2025
Paraqitje negative e Asllanit, vlerësohet me notë të ulët në Itali
Sport

Paraqitje negative e Asllanit, vlerësohet me notë të ulët në Itali

28/12/2025
Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek  të tjerët nuk i shohim
Sport

Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek të tjerët nuk i shohim

28/12/2025
Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)
Sport

Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al