• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çudira shqiptare/ Gruaja përndiqej nga bashkëshorti i dashnores së të shoqit: Më ka vënë ultimatum! Do prova brenda 24 orëve…

20/09/2020
Çudira shqiptare/ Gruaja përndiqej nga bashkëshorti i dashnores së të shoqit: Më ka vënë ultimatum! Do prova brenda 24 orëve…

Një 49-vjeçare e cila e gjeti bashkëshortin në flagrancë teksa ai e tradhtonte me një tjetër grua të martuar, pretendon se përndiqet nga burri I kësaj të fundit prej javësh ndaj dhe nuk ka ngurruar për t’ju drejtuar policisë. Denoncuesja S. M ., sipas burimeve të policisë është divorcuar nga i shoqi dhe po rrit e vetme fëmijët. Por bashkëshorti I femrës tjetër , nuk I ndahet dhe përherë e kanos , pasi pretendon se S. M ‘ i ka hapur fjalë dhe thashetheme për të shoqen”. Gati përditë i ndërpret rrugën me kërkesën : dua prova që gruaja më tradhtonte me burrin tënd.

Kjo histori e pabesueshme u regjistrua në komisariatin numër 4 bëjnë me dije burimet zyrtare të gazetës Si. Gruaja e përndjekur nga shtetasi L.A po shkonte në punë pranë kompleksit industrial ditën kur durimi I saj ka marrë fund pasi veç kërkesës për prova, 46 vjeçari e kërcënoi “ do të bëj atë që bashkëshorti yt I bëri gruas sime, jo vetëm ty por sat bije”

S.M deklaron para agjentit të policisë “ u ndava nga bashkëshorti në 2015. A.M më tradhtonte prej kohësh me E. burri I të cilës ishte emigrant në Angli. Por burri I saj nuk e di se nga e ka mësuar për tradhtinë e gruas së tij dhe është kthyer. Më ka vendosur ultimatum prej 24 orësh dhe kërkon provat. Por unë skam punë me asnjërin prej tyre”

Më tej gruaja këmbëngul se kërcënimet nuk kanë munguar edhe nga e dashura e ish bashkëshortit të cilës sa herë e ndesh në rrugë asnjëra prej tyre nuk kalon në heshtje. “ Ne shahemi, ajo më shkatërroi familjen”. Një ditë E. përpara se t’i kthehej I shoqi nga Anglia më kanosi ‘do ta fus thikën në bark. Ajo ishte e shqetësuar për martesën dhe fjalët në lagje. Por arsyen pse u divorcova e dinë të gjithë, jam në pamundësi për të mbyllur fjalët e lagjes”

Sipas burimeve të gazetës Si rezulton se burri I “dashnores” u kthye në Shqipëri në fillim të këtij viti, ndërkohë që sistemi TIMS vërteton se ai nuk ka jetuar në Tiranë gjatë pesë viteve të fundit. Një burim I gazetës Si shtoi se policia nuk mund të zbardhë si dhe të gjejë prova për tradhtinë e gruas së emigrantit, por nga administrimi I dokumenteve është vërejtur që çifti tjetër është ndarë me vendim gjykate. Kallëzuesja insiston se ajo e mori vendimin kur u bind se I shoqi ishte mjaft I angazhuar me fqinjën dhe se historia mes tyre nuk ishte një flirt.

Burimet shtojnë se policia ka thirrur edhe burrin emigrant I cili këmbëngul se nuk e ka kërcënuar, dhe as e ka paralajmëruar por se kallëzuesja është e sëmurë mendore. “ Dola në rrugë , I kërkova prova për time shoqe. Ne jemi çift normal, dhe nuk kam dyshime tek gruaja. I thashë që I shoqi mund të ketë pasur shumë dashnore, por jo gruan time. Por mu përgjigj:; gjej fakte se ka qenë edhe jot shoqe në atë listë” Pavarësisht se emigranti ka kundërshtuar me këtë alibi, policia ka mbajtur shënim të dyja versionet dhe do të referojë kallëzimin për kanosje dhe fyerje./ Gazeta Si

Related Posts

Shpërndanin drogë me makinë, arrestohen dy shqiptarë në Mykono
Kryesore

Shpërndanin drogë me makinë, arrestohen dy shqiptarë në Mykono

20/08/2026
Çmendet shqiptari në Itali, hedh makinën në det bashkë me gruan
Kryesore

Çmendet shqiptari në Itali, hedh makinën në det bashkë me gruan

20/08/2026
Poliçani kundër shkrirjes së bashkisë, thirrje- Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!
Kryesore

Poliçani kundër shkrirjes së bashkisë, thirrje- Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!

20/08/2026
Fluksi turistësh në Vlorë, vizitorët italianë zgjedhin qytetin bregdetar
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet me traumë në kokë drejt spitalit

20/08/2026
Lista e kandidatëve të PS-së për Këshillin Bashkiak të Delvinës (Emrat)
Kryesore

Plagosja me thikë në Delvinë, para një jave viktima plagosi nipat e autorit në Sarandë

20/08/2026
Shpopullimi i frikshëm/ Dy orë piva kafe në Delvinë dhe pashë gjithë e gjithë 10-15 vetë
Kryesore

Plagosje në Delvinë, detajet e para

20/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Barazim pa gola, Egnatia sheh drejt kualifikimit në Europa League – Balkanweb.com – News24

Barazim pa gola, Egnatia sheh drejt kualifikimit në Europa League – Balkanweb.com – News24

20/08/2026
Cancelo përsëri te Barcelona, gjithçka zyrtare

Cancelo përsëri te Barcelona, gjithçka zyrtare

20/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al