• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

A është Evi Kokalari kandidatja e Berishës për drejtimin e PD-së?

27/09/2021
A është Evi Kokalari kandidatja e Berishës për drejtimin e PD-së?

Nga Alfred Lela

Evi Kokalari është një shqiptaro-amerikane që mbështetet, sa te çka ajo projekton si lavdi të mbiemrit, ashtu edhe te forca për të thënë gjithçka mendon pa drojë. Kush e njeh skenën mediatike amerikane ndoshta do të pajtohej se Kokalari është njëfarë Ann Coulter-i. Pjesë e një urdhri grash që thonë gjëra më të forta se mund të thonin burrat, në mjedise të politikës dhe medias të zotëruara nga burrat.

Evi Kokalari është mbështetëse e zjarrtë e ish-presidentit amerikan, një farë që George Will, një mendimtar i së djathtës konservatore, i quan trumpkins (pak a shumë ‘kungujt e Trumpit’ duke bashkuar fjalët trump me pumpkin -kungull). Ashtu si Trump (sigurisht në përmasa shumë më të vogla), ajo punon në real estate (pasuri të patundshme) në New York, dhe ashtu si ish-Presidenti ajo beson se të qenit politikisht korrekt është e mbivlerësuar.

Kokalari ka lidhjet e saj në qarqet Republikane, siç duket edhe nga fotot me Trump, Rick Grenell e të tjerë. Gjasat janë që Trump të bëjë një rikthim në garën e 2024, bazuar edhe te milionat e votave që mori në përballjen e fundit me trump, por edhe te gjasat që Republikanët të mos kenë prodhuar deri atëherë një kandidat të fortë për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë.

Nëse kontekstet rrinë kështu, zonja Kokalari bëhet një aset për të djathtën shqiptare, e cila nuk ka arritur të shkëlqejë në marrdhëniet me amerikanët që në vitet e largëta fillim ’90, para se mes Berishës dhe Washington-it të futej arrestimi i të katërve, eksponentëve të pakicës greke në Shqipëri. Qprej atëherë marrdhëniet mes PD dhe administratave amerikane kanë qenë të pastabilizuara (siç mund të tregohet nga përplasjet, e hapura ose me nëntekst, mes ambasadorëve të njëpasnjëshëm amerikanë në Tiranë). Me ardhjen e Bashës në krye të PD, kryesisht prej pazotësisë së këtij të fundit për të qenë the man-in-charge ato kanë hasur një pikë në abys.

Edhe ringrohja amerikane me PD, me anë të deklaratave të Ambasadores Kim në favor të Bashës dhe ‘mezipritjes për të festuar ardhjen sërish në pushtet të demokratëve’, janë një lule artificiale e hedhur me zor në kopshtin politik, vetëm si kundrapeshë ndaj rikthimit të acartë të Sali Berishës në politikë aktive.

Pasë thënë këto, shfaqja e Evi Kokalarit, një shqiptaro-amerikane, e cila pati një takim me Ambasadoren Kim, në Foltoren e Berishës në Vlorë zgjon disa pandehma politike.

A e ka diversion Breisha, apo është një propozim paraprak i tij për ta patur si kandidate në garën e mundshme për kreun e PD?

Dua të merrem me këtë të dytën, sepse vetëm një lëvizje e tillë ka implikime politike interesante.

Në rast se ky është synimi, shqiptaro-amerikanja do të ishte një operacion i hollë në komunikim politik në favor të PD. Së pari, se është një grua, së dyti se është amerikane me origjinë shqiptare dhe, bashkë me këtë, e angazhuaar në qarqet Republikane atje. Jo vetëm kaq: edhe amerikanët e anës tjetër, Demokratët, do ta gjenin më lehtë gjuhën me dikë që flet ‘zhargonin’ e tyre. Në planin e brendshëm, Kokalari, duke qenë kaq trumpiste në komunikim, do të gjente një miratim të menjëhershëm ndër demokratët. Ajo do të bëhej shpejt edhe kandidatja e të tjerëve, që ankohen për një proces politike të marrë peng nga Rama, dhe mungesën e një counterpart-i të tij.

Kokalari do të luante në fushën e Ramës, sigurisht jo me elokuencën, por me abrazivitetin e këtij të fundit.

Shkurt, Evi Kokalari do të qe një gjetje e operacionit të Berishës për hakmarrje politike. Me një rrezik, gjithsesi. Gjasat janë që Kokalari, ‘e amerikanizuar’ mjaftueshëm, do të konfliktohej shpejt me promovuesin e saj, Berishën, pa pritur një dekadë si Basha, me frikë në zemër, derikur u desh ‘afrimi i flotës së 6 amerikane’ në Adriatik.

Nëse kërkon hakmarrje, rruga e sigurt drejt saj për Berishën kalon përmes një trumpkin./ Politiko.al

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gimbo për Mateon: Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!

Gimbo për Mateon: Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!

21/03/2026
Shqipëria gati për të “pushtuar” Varshavën, Botërori kalon nga Polonia, Sylvinho planifikon listën

Sylvinho e konsideron golashënues, “zhduket” lojtari i kombëtares, nuk është as në pankinë me skuadrën e tij

21/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al