Qarku Gjirokastër regjistroi sot të infektuarin e parë me Covid-19. Ai është një emigrant, që po kryente karantinën e detyruar në një hotel në Këlcyrë. Pas daljes së tij pozitiv me koronavirus, mësohet se efektivët e policisë që kanë qenë në turn në Kakavijë, në momentin që ka hyrë i infektuari në Shqipëri, i janë nështruar testit të Covid-19.
Deri më tani u janë marrë tamponët 14 efektivëve të policisë kufitare, si dhe personave të tjerë të kontaktit me emigrantin në hotelin ku po qëndronte në Këlcyrë. Në total janë rreth 20 tampone. Përgjigjet e analizave pritet të dalin nesër.
Emigranti kishte 5 ditë që kishte hyrë në Shqipëri përmes Kakavijës. Raportohet se deri tani gjendja e tij shëndetësore e tij paraqitet e mirë, pasi virusi është kapur që në fazat e para. Pritet që ai të transferohet në një ambient tjetër drejt Durrësit ose Tiranës.
©argjiroja.net