• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

A po i kopjon Shqipëria masat që u morën nga kinezët, që tashmë e kanë fituar luftën?!

15/03/2020

Prova e parë që Kina po e fitonte vërtet betejën me koronavirusin ishte vizita e presidentit Xi Jingping në epiqendrën e sëmundjes, Wuhan.

Është e qartë se po të ishte e gjitha propagandë, presidenti do të ishte këshilluar që të mos e vinte veten përballë rreziqesh të panevojshme.

Shenja e dytë, ishte rënia e ndjeshme e numrit të rasteve të prekura si dhe mbyllja e një sërë qendrash sportive e fabrikash që ishin shndërruar në spitale të përkohshme për shkak të emergjencës së Covid 19.

Po si ia doli mbanë Kina, vendosi nga ku shpërtheu sëmundja që ta vinte nën kontroll virusin e tmerrshëm? Pekini veproi me “grusht të hekurt” për izolimin e të gjithë qytetit të Wuhanit dhe të 11 milionë banorëve të tij, e më pas edhe mjaft qytete të tjerë.

Për tu siguruar që njerëzit nuk do të lëviznin, u nxor në rrugë ushtria. Nga janari deri në shkurt, Kina izoloi 507.5 milionë banorë, me karantina të plota ose të pjesshme në 20 provinca të vendit.

Tre kompanitë e mëdha të telefonisë, China Mobile, China Telecom dhe China Unicom, bashkëpunuan ngushtësisht me autoritetet për shpërndarjen e të dhënave të lokalizimit të virusit, e të njëjtën gjë bëri Ministria e Informimit Teknologjik. Në luftën kundër sëmundjes u përdor çdo gjë: robotë dezinfektues, helmeta smart, dronë të pajisur me kamera termike.

Autoritetet kineze mobilizuan edhe sistemin e tyre të sofistikuar të mbikqyrjes për të diktuar individët e prekur e për të vendosur karantinat.

Kamerat e njohjes së fytyrës janë gjithandej në Kinë dhe kompanitë, e përmirësuan teknologjinë e tyre në mënyrë që të skanonin masat për temperaturë e të dallonin personat që nuk mbanin maskë. Pikasja e shpejtë e infektimeve ishte çelës i suksesit edhe në Korenë e Jugut.

Related Posts

Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension
Kryesore

Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension

11/04/2026
Pashkët, fluks udhëtarësh në Kakavijë
Kryesore

Pashkët, fluks udhëtarësh në Kakavijë

10/04/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Dyshohet se ra nga tarraca, ndërron jetë pronari i hotelit në Gjirokastër

10/04/2026
Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)
Kryesore

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)

09/04/2026
Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)
Kryesore

Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)

09/04/2026
Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat
Kryesore

Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat

09/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Real Madrid mahnitet pas Olise, Perez gati të bëjë çmenduri financiare, reagon Bayern

Real Madrid mahnitet pas Olise, Perez gati të bëjë çmenduri financiare, reagon Bayern

11/04/2026
Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension

Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al