Kristal Abazaj ka treguar se di të shënojë edhe me goditje dënimi dhe nuk ishte rastësi, por diçka e provuar në stërvitje. Në “Gol pas Goli”, ai ka pranuar se tashmë e ngacmojnë shokët e skuadrës që vetëm të gjuajë drejt portës.
Për dy golat e shënuar sot
“Sa i përket golit të parë, isha me fat. Te i dyti mendova ta gjuaja direkt. Kisha provuar në stërvitje dhe kisha besim, tha Ramadani ‘provoje’. Shënova dhe është diçka e mirë kjo”.
Për ndeshjen e nesërme mes Skënderbeut dhe Kukësit
“Po, po, nesër bëjmë tifo për Skënderbeun që të fitojë dhe jemi sa më afër vendit të dytë. E rëndësishme është të shkojmë në Europë, nuk ka rëndësi nga vendi i dytë apo i tretë”.
Për faktin se shënon në çdo ndeshje e Bregu është ‘ndalur’
“Çunat më ngacmojnë, më thonë ‘thjesht gjuaj ti se hyn gol’. Po edhe Dejvi është shumë i kënaqur, nuk ka rëndësi nëse shënoj unë apo Dejvi, të rëndësishme janë tri pikët”.
Nëse synon titullin e golashënuesit
“Ajo është diçka e mirë, të dalësh golashënuesi i kampionatit në këtë moshë është diçka e mirë, se është eksperiencë. Këtë vit jam më mirë, por për mua nuk është me rëndësi goli, por ekipi, ai është primar”.