Java e 16-të e “Abissnet Superiore” do të zhvillohet këtë të shtunë dhe të diel.
Të shtunën në orën 16:30, Vora do të përballet me Elbasanin në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa Flamurtari do të luajë në transfertë në stadiumin “Arena e Demave” përballë Partizanit.
Teuta do të presë në shtëpi Tiranën e vendit të fundit, me takimin që do të luhet në ora 19:30.
Sakaq, të dielën do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera. Vllaznia pret Bylisin në “Loro Boriçi” në ora 16:30, ndërsa në ndeshjen përmbyllëse të javës së 16-të, Dinamo City luan kundër Egnatias në ora 19:00 në “Air Albania”.
Java 16
FK Vora – AF Elbasani, 13.12.2025 16:30
Partizani – Flamurtari, 13.12.2025, ora 16:30
Teuta – Tirana, 13.12.2025, ora 19:30
Vllaznia – Bylis, 14.12.2025, ora 16:30
Dinamo City – Egnatia, 14.12.2025, ora 19:00








