Pas përfundimit të javës së 28-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të spikatur të javës, ndërsa si trajneri më i mirë është vlerësuar tekniku i Teutës, Enkeleid Dobi, pas fitores së durrsakëve 0-1 ndaj Dinamo City-t.
Në portë është përzgjedhur gardiani i Egnatias, Mario Dajsinani, ndërsa reparti i mbrojtjes përbëhet nga Vasilios Zhongo (Teuta), Elmando Gjini (Vllaznia) dhe Diar Halili (Tirana).
Në mesfushë u dalluan këtë javë Ardit Krymi (Vllaznia), Ibrahim Abass (Elbasani), Irgi Kasalla (Vora) dhe Xhonatan Lajthia (Elbasani).
Ndërkaq, në vijën para sulmit është vendosur Rowan Human (Partizani), ndërsa dyshja e repartit ofensiv përbëhet nga William Serge Tabekou (Tirana) dhe Ergis Arifi (Teuta).
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







