• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Acarohen te Luftëtari: Nuk mund të ndryshojë data e ndeshjes për të plotësuar tekat e Partizanit

07/04/2017
Acarohen te Luftëtari: Nuk mund të ndryshojë data e ndeshjes për të plotësuar tekat e Partizanit

Zv. trajneri i Luftëtarit, Marko Jovanoviç, ka shprehur hapur acarimin në radhët e gjirokastritëve për ndryshimin e datës së ndeshjes ndaj Partizanit. Në konferencën e sotme për shtyp, ai i kërkoi FSHF-së të mos veprojë me dy standarte, pasi Luftëtari ka luajtur në qytete të tjera kur nuk e kishte gati stadiumin, ndërsa tani plotësohen tekat e Partizanit për të luajtur në “Selman Stërmasi”.

Për ndryshimin e datës së ndeshjes ndaj Partizanit

“Dua të theksoj që atmosfera në skuadër është e mirë por jemi përballë një problemi shumë të madh sepse data e ndeshjes ndryshoi vetëm pas stërvitjes tonë të fundit dhe kjo nuk është serioze. Ne hartojmë një program dhe duhet të dimë ku dhe kur luajmë.

Lojtarët kanë bërë një seancë me ngarkesë të madhe fizike dhe nuk kanë pasur kohë për t’u rikuperuar në prag të kësaj sfide, kështu që ky vendim na ka krijuar jo pak probleme dhe të gjithë lojtarët nuk janë në gjendje optimale për këtë takim.

Nuk më pëlqen që FSHF përdor dy standarte sepse kur ne nuk kishim stadium, detyroheshim të luanim në Peqin apo Elbasan, ndërsa tani detyrohemi të plotësojmë tekat e Partizanit për të luajtur në ‘Selman Stermasi’, në një kohë që nuk është e mundur një gjë e tillë.”

Për gjendjen e skuadrës

“Skuadra është e plotë. Vetëm Ramadani nuk mund të luajë në këtë ndeshje. E ritheksoj se jemi përgatitur për të luajtur të dielën dhe mund të kemi probleme por do të shkojmë në “Selman Stërmasi” për të shënuar një gol më shumë se Partizani.”

Për humbjen në Kukës

“Luajtëm një ndeshje të mirë por ishim të pafat. Me siguri që kemi mësuar nga gabimet që bëmë në Kukës. Nuk dua të gjej alibi por goli i dytë i tyre ishte në pozicion të dukshëm jashtë loje. Është e sigurt që gjatë gjithë javës jemi munduar të korrigjohemi”.

Related Posts

Spektakël te United-Bournemouth, 8 gola në Premier League
Sport

Spektakël te United-Bournemouth, 8 gola në Premier League

15/12/2025
“Topi i Artë 2025”, ndahen çmimet për më mirët e vitit
Sport

“Topi i Artë 2025”, ndahen çmimet për më të mirët e vitit

Mesazhi i Presidentit të FIFA-s, Infantino, në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025”: Një vit për t’u duartrokitur, jeni vetëm dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit
Sport

Mesazhi i Presidentit të FIFA-s, Infantino, në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025”: Një vit për t’u duartrokitur, jeni vetëm dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit

15/12/2025
Topi i Artë 2025 / Fabjan Përndreca fiton çmimin “Talenti i Vitit” për djem, trofeu dorëzohet nga Elseid Hysaj
Sport

Topi i Artë 2025 / Fabjan Përndreca fiton çmimin “Talenti i Vitit” për djem, trofeu dorëzohet nga Elseid Hysaj

15/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përballje mes Edit dhe Dolces pas deklaratave në Itali, i japin fund lidhjes?

Përballje mes Edit dhe Dolces pas deklaratave në Itali, i japin fund lidhjes?

16/12/2025
Rrëfimi i trishtë i Shkurtës për aktivitetin human: Tentuan të me keqpërdorin seksualisht

Rrëfimi i trishtë i Shkurtës për aktivitetin human: Tentuan të me keqpërdorin seksualisht

15/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al