Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar mbrëmjen e sotme se administrata publike do të bëjë pushim edhe ditën e premte, 15 marsin.
Rama shkruan se me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u jepet mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së Verës dhe fundjavës që gjithsesi e kanë pushim.
POSTIMI I RAMËS:
Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës.