• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Administratori i Lazaratit, PD distancohet: Është emërim personal i Zamira Ramit, s’kemi marrëveshje me LSI-në

08/03/2018
Administratori i Lazaratit, PD distancohet: Është emërim personal i Zamira Ramit, s’kemi marrëveshje me LSI-në

Një ditë më parë ArgjiroLajm.net bëri publik lajmin se kryebashkiakja Zamira Rami, kishte emëruar në postin e administratorit të Lazaratit, Benard Pollon, i cili është njëkohësisht edhe kreu i PD Lazarat. Sipas shkrimit tonë, ky emërim nuk është i rastësishëm, por vjen në kuadër të bashkëpunimit PD-LSI si forca opozitare. Ndërkohë sot ka reaguar kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko. Ai mohon të ketë një marrëveshje me LSI-në dhe sqaron se emërimi i administratorit të ri të Lazaratit, është një çështje personale mes Zamira Ramit dhe Benard Pollos. Edhe në  qoftë  kështu sic thotë  Bejko, ngjan disi e cuditshme se si kryetarin e një partie politike, sic është Benard Pollo në Lazarat, ta marrë dhe emërojë në një post një parti tjetër, për aq kohë sa nuk ka një bashkëpunim mes të dyjave.

Eshtë njësoj sikur Edi Rama të emërojë ministër Lulzim Bashën thjesht meqë janë shok dhe ndërkohë Basha të vazhdojë të jetë kryetar i PD-së, ndonëse mes dy partive s’mund të ketë marrëveshje të shkruar. Ndonëse mes PD-së dhe LSI-së s’ka ende një marrëveshje të shkruar, por bashkëveprim në aksionin opozitar, është fakt se të dyja forcat po shkojnë drejt një marrëveshje të tillë përpara zgjedhjeve lokale të vitit që vjen. Thjesht kjo marrëveshje s’mund të deklarohet tani sepse mund të dëmtonte elektoratin, sidomos të PD-së. Një pjesë e mirë demokratëve disfatën e 2013 e shpjegojnë me kolicionin që bënë me LSI-në. Një koalicion tjetër mbase do të ishte disfata e radhës. Më poshtë deklarata e plotë e Bejkos.

Partia Demokratike Gjirokastër sqaron opinionin publik se nuk ka asnjë marrëveshje me forcën tjetër politike LSI qoftë në nivel lokal ashtu dhe në nivel qëndror. Për pasojë emërimi i administratorit të Lazaratit nga ana e Kryetares së Bashkisë zj. Zamira Rami është tërësisht një raport dhe zgjidhje personale midis tyre. Nëse në të ardhmen do të ketë një marrëveshje bashkëpunimi me forcën tjetër opozitare LSI në nivel lokal, sigurojmë anëtarët e Partisë Demokratike dhe gjithë opinionin publik se gjithçka do të marë miratimin e forumeve të PD Gjirokastër dhe do të bëhen pubike të gjithë termat e bashkëpunimit.

Related Posts

“Postat greke me flamurin në gjysmë shtizë!”- Nga Peshkopia në Sarandë, raportet e Sigurimit ditën që vdiq Enver Hoxha: Në Gjirin e Rodonit e Ksamil janë dy anije sovjetike, në kufirin me Jugosllavinë…
Kryesore

11/04/2026
Pashka ortodokse, Kryepeshkopi Joan mesazh besimtarëve: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja!
Kryesore

Pashka ortodokse, Kryepeshkopi Joan mesazh besimtarëve: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja!

11/04/2026
Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension
Kryesore

Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension

11/04/2026
Pashkët, fluks udhëtarësh në Kakavijë
Kryesore

Pashkët, fluks udhëtarësh në Kakavijë

10/04/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Dyshohet se ra nga tarraca, ndërron jetë pronari i hotelit në Gjirokastër

10/04/2026
Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)
Kryesore

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)

09/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Postat greke me flamurin në gjysmë shtizë!”- Nga Peshkopia në Sarandë, raportet e Sigurimit ditën që vdiq Enver Hoxha: Në Gjirin e Rodonit e Ksamil janë dy anije sovjetike, në kufirin me Jugosllavinë…

“Postat greke me flamurin në gjysmë shtizë!”- Nga Peshkopia në Sarandë, raportet e Sigurimit ditën që vdiq Enver Hoxha: Në Gjirin e Rodonit e Ksamil janë dy anije sovjetike, në kufirin me Jugosllavinë…

11/04/2026
Pashka ortodokse, Kryepeshkopi Joan mesazh besimtarëve: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja!

Pashka ortodokse, Kryepeshkopi Joan mesazh besimtarëve: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja!

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al