• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

ADN-ja tradhtoi shqiptarin e arrestuar në Maltë: Dogji të gjallë gruan e moshuar dhe nipin e saj në Greqi për t’i grabitur 780 mijë euro

27/08/2022
ADN-ja tradhtoi shqiptarin e arrestuar në Maltë: Dogji të gjallë gruan e moshuar dhe nipin e saj në Greqi për t’i grabitur 780 mijë euro

Një kapelë duket se ka “tradhtuar” autorin e vrasjes së dyfishtë në Egjinë që tronditi Greqinë në 2015-ën. Sipas informacioneve të ERT, ADN-ja në kapelën e gjetur në vendin e krimit ka ndihmuar Policinë e Atikës për të zbardhur krimin brutal të ndodhur shtatë vite më parë, kur sulmuesi shqiptar hyri në një shtëpi në Egjinë dhe më pas goditi me grusht një grua dhe nipin e saj që ndodhej brenda në atë moment, i mbuloi me një grumbull rrobash dhe i dogji të gjallë.

Autoritetet malteze arrestuan mesditën e 19 gushtit, një 36-vjeçar shqiptar ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar në 2015 për një vrasje të dyfishtë në ishullin Egjina të Greqisë. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për Ledjon Brakaj nga Shqipëria, i cili e kreu krimin e rëndë në moshën 29-vjeçare.

Shtetasi shqiptar me banim në Marsaskala të Maltës, u la në paraburgim më 20 gusht, pasi u soll në gjykatë dhe u akuzua për vrasje të dyfishtë dhe zjarrvënie.

Gjykata malteze ka vendosur masën e paraburgimit për të akuzuarin deri në fillimin e procedurës dëgjimore për ekstradimin e tij në Greqi.

Sipas asaj që është bërë e ditur nga procesi, i akuzuari kishte hyrë për të grabitur një të moshuar dhe nipin e saj, duke i plagosur me grushte dhe më pas i kishte vrarë.

Gjithashtu raportohet se ai dyshohet se i ka mbështjellë disa rroba dhe u ka vënë flakën, ndërsa më pas ka vjedhur sende me vlerë dhe para të gatshme në vlerë totale prej 780.000 euro.

Zjarrfikësja e Egjinas është njoftuar për ngjarjen në orën 23:15 të datës 30 nëntor 2015 dhe ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Zjarri është shuar pas 10 deri në 15 minuta. Autori mësohet se e ka ndezur zjarrin pas orës 22:15.

Autori dyshohet se ka hyrë nga dritarja në shtëpinë e 71-vjeçares fatkeqe Irini Marmarinou dhe më pas ka dhunuar të moshuarën dhe nipin e saj, Lambros.

Në fakt, ai i ka lidhur, i ka torturuar tmerrësisht për t’i treguar se ku janë paratë dhe sendet me vlerë, pasi në zonë qarkullonin fjalët se për shkak të krizës financiare ajo mbante shuma të mëdha parash në shtëpinë e saj.

Më pas ai i mbylli në një nga dhomat e shtëpisë dhe i dogji të gjallë ndoshta në përpjekje për të fshirë gjurmët e tij, por siç edhe po duket nuk ja doli aspak.

Konkretisht, në vendin e krimit u gjet ADN në një kapak që i ishte atribuar autorit të mundshëm.

Në mesin e personave që më pas u morën në pyetje nga Policia për rastin, në ishull kishte edhe disa punëtorë shqiptarë, të gjithë të afërm me të cilët kjo ADN përputhej, por jo plotësisht dhe njëri prej tyre ishte larguar nga ishulli në atë kohë dhe nuk u kthye kurrë.

Siç raporton anikolouli.gr, ai është personi që autoritetet nuk e kishin lokalizuar deri më sot për të kryqëzuar gjurmën gjenetike nëse ishte vërtet e tij, por e dinin që i përkiste kësaj familjeje dhe ndaj tij më në fund u lëshua urdhri i arrestit.

Përfshirja e tij absolute në këtë çështje pritet të konstatohet me ardhjen e tij në Greqi dhe sigurisht të vërtetohet nëse ka pasur bashkëpunëtorë në këtë krim, gjë që konsiderohet thuajse e sigurt.

Në vitin 2015, kreu i Shërbimit Ligjor të Pireut, Ilias Boyokas, kreu autopsitë e trupave të viktimave. Sipas konkluzionit të tij, “sulmuesit i rrahën aq ashpër dy viktimat, sa u shkaktuan fraktura dërrmuese thuajse në të gjithë trupin dhe më pas, ndërsa ata ende merrnin frymë, u vunë flakën”.

Irini Marmarinou, sipas një të afërmi që kishte folur në emisionin e Aggeliki Nikoloulis, nuk pranonte as vizitorë, as punëtorë në shtëpinë e saj.

Gruaja fatkeqe drejtonte një dyqan suveniresh në një vend qendror në portin e Egjinës për vite me radhë, derisa doli në pension.

Gjatë gjithë këtyre viteve ajo kishte kursyer një shumë të konsiderueshme parash, të cilat me siguri i kishte fshehur në shtëpinë e saj, por pa ua treguar të afërmve. Këto para nuk u gjetën.

Siç u raportua në atë kohë, autorët në përpjekje për të gjetur atë që kërkonin, kanë grisur edhe tapiceri nga kolltukët.

Vitrinat me sendet e argjendta dhe një foto me vlerë nuk u prekën fare, gjë që të lë të kuptohet se ata kërkonin diçka specifike.

Sipas të afërmve, askush nuk ka parë asgjë, madje nuk ka pasur as një dëshmi të besueshme që mund të hedhë dritë mbi vrasjen e dyfishtë brutale në atë kohë.

Motra e Lambros dhe mbesa e Irinit kishte treguar në një emision se pak kohë para vrasjes brutale, tezja i kishte treguar në një bisedë mes tyre se po mendonte të investonte kursimet e saj.

Ajo përmendi atëherë se po konsultohej me një person të caktuar të cilin e konsideronte inteligjent dhe që dinte të menaxhonte çështjet financiare.

Related Posts

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, 13-vjeçarja në kryeqytet shpëton mrekullisht nga plumbi qorr
Kryesore

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, 13-vjeçarja në kryeqytet shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

01/01/2026
Viti i ri nis tragjikisht/ Shuhen në aksident 3 të rinj në Tepelenë (Emrat)
Kryesore

Viti i ri nis tragjikisht/ Shuhen në aksident 3 të rinj në Tepelenë (Emrat)

01/01/2026
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Paga e Hysajt, një shqetësim për Lazio-n, klubi kërkon blerës për mbrojtësin kuqezi

Paga e Hysajt, një shqetësim për Lazio-n, klubi kërkon blerës për mbrojtësin kuqezi

01/01/2026
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, 13-vjeçarja në kryeqytet shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, 13-vjeçarja në kryeqytet shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

01/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al