Ardian Çela largohet nga drejtimi i OSHEE, një prej kompanive më të mëdha të sistemit elektroenergjitik shqiptar.
Mediat raportojne se Çelës i ka mbaruar mandati 3-vjeçar për drejtimin e shoqërisë dhe se nuk do të ketë një rikonfirmim të tij edhe për një mandat tjetër.
Vitet e fundit OSHEE është futur në një proces riorganizimi, i cili ka rezultuar me ndarjen e shoqerisë në 3 shoqëri të reja, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, Furnizuesi i Tregut të Lirë dhe Furnizuesi i Shërbimit Universal. Ky riorganizim ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e Sekretariatit te Energjisë dhe BE. Adrian Çela ka qenë në krye të OSHEE që prej dhjetorit 2014.