I ftuar në “Kadi Show” te spektakli i humorit “Kosherja” ishte aktivisti i njohur, Adriatik Lapaj. Ai i ka dhënë fund shumë dilemave mes notave të humorit.
Kadi: Një lajm që po qarkullon është se ju keni lidhje me marsianët. A keni lidhje?
Lapaj: Me marsianët kemi lënë një kafe javës që vjen. Kanë hyrë miq këta të Jupiterit, që jena bo shokë, u duhet të nxjerrin një leje ndërtimi te Varri i Bamit. Edhe për t’i bërë presion bashkisë, na kanë nxjerrë ne në protestë. Më tej i pyetur a bëhet Shqipëria, ai u përgjigj pozitivisht, duke treguar edhe rrugën.
“Sigurisht që Shqipëria bëhet. Ky është një emision humori, por unë tani do them disa gjëra serioze për mënyrën se si bëhet Shqipëria.
Shqipëria bëhet duke sanksionuar dhe garantuar garën, ku çdo i ri në këtë vend do të ketë mundësi ta nis jetën duke garuar dhe më të mirët të kenë mundësi të dalin në mjekësi, në jurisprudencë, në gazetari, në inxhinieri, në çdo fushë të jetës. Në çastin që më të mirët e kësaj republike ne u krijojmë mundësinë që të dalin dhe të udhëheqin fushat e tyre përkatëse, të gjithë do të bëjnë një jetë më të mirë. Shqipëria bëhet nëse ne i shpallim luftë atyre që e vjedhin Shqipërinë. Shqipëria bëhet duke e vrarë përfundimisht shprehjen që e kanë krijuar jo pa qëllim që ‘Shqipëria nuk bëhet me shqiptarë’”, tha Lapaj. / Abc