Gjatë një emisioni televiziv në A2CNN, Adriatik Lapaj, kreu i lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet”, tregoi ndër të tjera edhe një detaj lidhur me veshjen e tij. Siç tha Lapaj, e bardha dhe e zeza janë dy ngjyrat e vetme që ai përdor. Frymëzimin tha se e kishte marrë nga Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook dhe një personazh anonim në Sarandë që vishej gjithmonë me këmishë ta bardhë e xhaketë të zezë, personazh të cilin ai e kujtonte në të kaluarën e tij kur ishte më i vogël. Ideja ishte që përzgjedhja e vetëm dy ngjyrave i krijonte atij një komoditet në veshje dhe përgatitjen e mëngjesit përpara se të dalë nga shtëpia. ©argjiroja.net