• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

AF Elbasani ëndërron trofe: tifozët i përgjigjen klubit, me mijëra në stadium, hyrje falas për femrat

17/03/2026
AF Elbasani ëndërron trofe: tifozët i përgjigjen klubit, me mijëra në stadium, hyrje falas për femrat

Nga Fatmir Popja

Sezoni aktual futbollistik po shndërrohet në një nga më emocionuesit për qytetin e Elbasanit. Ekipi verdh e blu, falë rezultateve të shkëlqyera në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë, ka rikthyer entuziazmin e madh të tifozërisë dhe shpresën për të rikthyer lavdinë e dikurshme të futbollit elbasanas.

Pas një ecurie mbresëlënëse në Abissnet Superiore, ku aktualisht kryesojnë renditjen, si dhe pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, drejtuesit e Akademisë së Futbollit Elbasani kanë artikuluar qartë objektivin e tyre: fitimin e të paktën një prej trofeve madhorë të këtij sezoni.

Verdh e Blutë jo vetëm që kanë bindur me lojën dhe rezultatet në fushë, por kanë treguar edhe një lidhje të fortë me tifozët e tyre. Në çdo ndeshje, qoftë në “Elbasan Arena” apo në transfertë, skuadra është ndjekur nga një numër i madh mbështetësish, duke e kthyer atmosferën në stadium në një festë të vërtetë futbolli.

Për të rritur edhe më shumë këtë mbështetje, drejtuesit e klubit pritet të ndërmarrin një nismë të veçantë: dhurimin e biletave gjithmonë falas për  femrat  në ndeshjet  që do të zhvillohen në “Elbasan Arena” . Kjo iniciativë synon jo vetëm të shtojë numrin e tifozëve në stadium, por edhe të rikthejë një traditë të veçantë që ka dalluar historikisht tifozërinë elbasanase.

Elbasani njihet për një traditë unike në futbollin shqiptar ,praninë e madhe të femrave në shkallët e stadiumit. Shumë tifozë kujtojnë me nostalgji periudhën kur ekipi i qytetit, nën drejtimin e presidentit të ndjerë Arben Laze, dominonte futbollin shqiptar. Në atë kohë, në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta “ishte diçka e zakonshme që të paktën 500 femra të ishin të pranishme në çdo ndeshje, ndërsa në disa raste numri i tyre arrinte deri në 2000 ,një rekord që sot duket pothuajse i pabesueshëm.

Ndërkohë, optimizmi në klub është në kulm. Presidenti i Verdh e Bluve, Kujtim Llupa, ka deklaruar së fundmi se në ndeshjet vendimtare të këtij sezoni pret që skuadra të mbështetet nga të paktën 10 mijë tifozë në stadium, një shifër që do të krijonte një atmosferë spektakolare dhe do të shndërronte çdo ndeshje në një festë të madhe sportive.

Java në vijim pritet të sjellë edhe surpriza të tjera të këndshme për tifozët. Nëse projekti sportiv dhe mbështetja e publikut vazhdojnë në këtë ritëm, Akademia e Futbollit Elbasani mund të kthehet në një model të shkëlqyer jo vetëm në nivel lokal dhe rajonal, por edhe në gjithë futbollin shqiptar.

Elbasani duket se po jeton sërish ditët e mëdha të futbollit dhe këtë herë, ëndrra për trofe nuk duket aspak e largët.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Dy mungesa të sigurta, edhe Polonia humbet “pjesët” përpara Shqipërisë
Sport

Dy mungesa të sigurta, edhe Polonia humbet “pjesët” përpara Shqipërisë

17/03/2026
U rebelua ndaj Allegrit, Milan nxjerr Leao-n në merkato
Sport

U rebelua ndaj Allegrit, Milan nxjerr Leao-n në merkato

17/03/2026
Tronditet Sylvinho, dëmtimi i rendë i Rey Manaj ndryshon planin anti-Poloni
Sport

Tronditet Sylvinho, dëmtimi i rendë i Rey Manaj ndryshon planin anti-Poloni

17/03/2026
Dy mungesa të sigurta, edhe Polonia humbet “pjesët” përpara Shqipërisë
Sport

Dy mungesa të sigurta, edhe Polonia humbet “pjesët” përpara Shqipërisë

17/03/2026
Tronditet Sylvinho, dëmtimi i rendë i Rey Manaj ndryshon planin anti-Poloni
Sport

Tronditet Sylvinho, dëmtimi i rendë i Rey Manaj ndryshon planin anti-Poloni

17/03/2026
Fiorentina fiton ndaj Cremoneses, pikë të rëndësishme për mbijetesën
Sport

Fiorentina fiton ndaj Cremoneses, pikë të rëndësishme për mbijetesën

16/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

AF Elbasani ëndërron trofe: tifozët i përgjigjen klubit, me mijëra në stadium, hyrje falas për femrat

AF Elbasani ëndërron trofe: tifozët i përgjigjen klubit, me mijëra në stadium, hyrje falas për femrat

17/03/2026
Mimikat tallëse ndaj Brikenës, reagon familja e Gimbos!

Mimikat tallëse ndaj Brikenës, reagon familja e Gimbos!

17/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al