• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Afera në Rrugën Kardhiq-Delvinë, ish-drejtoresha e ARRSH përballë biznesmenit në gjykatë

08/11/2023
Afera në Rrugën Kardhiq-Delvinë, ish-drejtoresha e ARRSH përballë biznesmenit në gjykatë

U zhvillua këtë të mërkurë seanca në themel për ish-drejtoreshën e ARRSH-së, Sonila Qato, proces i cili ndodhet në fazën e dëshmitarëve.

Në seancë u paraqit vetë Qato si dhe biznesmeni Rrok Gjoka, që ka qenë edhe kallëzues i shkeljes së pretenduar në garën për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Prokuroria e Posaçme ka gjetur elementë të veprës penale “shpërdorim detyre”, “shkeljes së barazisë në tendera”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa hetimi vijon për lotin e 7-të të rrugës Kardhiq-Delvinë me vlerë gati 60 mln euro.

SPAK i ka shtrirë hetimet nisur nga gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit që zbuloi shkeljet dhe referoi materialet.

Për këtë çështje po hetohen; Sonila Qato, Elona Gogo, Simon Prendi, Arbër Troka, Ariana Hasani, Erdit Salillari, Almir Hoxhaj, Nikollaq Mihali, Miranda Shkurti dhe Admir Pahumi.

Në shtator të vitit 2019, ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato akuzoi kompaninë koncesionare, “Gjoka Konstruksion”, me pretendimin se kishte përdorur të dhëna të rreme gjatë aplikimit për një tender me fond limit 19.3 milionë euro.

Gjoka iu kundërpërgjigj me pretendimin se kompania e tij kishte paraqitur ofertën më të ulët, dhe akuzoi Qaton se kishte manipuluar procedurat e tenderit duke favorizuar një prej bashkimeve të operatorëve konkurrues.

Kompania në fjalë sipas biznesmenit kishte një ofertë rreth 4 milionë euro më të lartë. Po ashtu, “Gjoka Konstruksion” depozitoi dhe një kallëzim penal në ish-Prokurorinë për Krime të Rënda, që pas shkrirjes së këtij institucioni hetimet u vijuan nga Prokuroria e Posaçme.

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

27/12/2025
“Objektivi është kalimi në raundin tjetër”, Tetova optimist: Besoj te forca e grupit, ja situata në skuadër

“Jemi përgatitur maksimalisht”, Edlir Tetova: Dinamo rival i fortë, do jetë finale e luftuar

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al