• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Afera shumëmilionëshe e ish-kryebashkiakes së Gjirokastrës me tregun industrial, hetimet e skandalit i pushoi prokurori i pavetuar, Juljan Çafka (VIDEO)

29/06/2021
Afera shumëmilionëshe e ish-kryebashkiakes së Gjirokastrës me tregun industrial, hetimet e skandalit i pushoi prokurori i pavetuar, Juljan Çafka (VIDEO)

Emisioni “Stop” ka publikuar sot investigimin për rastin e tregut Industrial në Gjirokastër, që u ndërtua nga ish-kryetarja e bashkisë, Zamira Rami. Për ndërtimin e këtij tregu industrial ka pasur shumë debate në Këshillin Bashkiak dhe janë hedhur dyshime se kontrata mes bashkisë dhe kompanisë private është një aferë korruptive.

Rreth këtyre dyshime emisioni “Stop” ka investiguar dhe ka publikuar disa detaje që nuk ishin zbuluar më parë rreth kontratës e cila sërish vijon të prodhojë debate. Në dokumentin e kontratë së qirasë së lidhur mes Bashkisë Gjirokastër dhe kompanisë private tregohet shuma të cilën do të paguhet çdo muaj për këtë treg. Siç edhe shihet në dokument bashkia duhet të paguajë 325 mijë Lekë të rinj në muaj për një periudhë 15-vjeçare, për një treg i cili duhet të ishte sipas standardeve më të mira dhe tregtimi të bëhej në kushte optimale.

Por nga një vëzhgim që është bërë nga “Stop”, tregu nuk është i mbuluar dhe për të shpangur shiun është vendosur plastmasë, por që kur bie shi tregu mbushet plot me ujë dhe tregtarët janë ankuar se u është dëmtuar dhe malli që kanë pasur nëpër dyqane. Lidhur me këtë kontratë të dyshimtë është në dijeni dhe kryetari i ri i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi. “Patjetër që pasi të mbarojë kjo histori do të shohim mundësinë për të riparo këtë kontrate. Penaliteti i taksapaguesve gjirokastrit është shumë i rëndë”, është shprehur Golemi.

Por emisioni “Stop” ka mësuar se as kreu i bashkisë nuk ka bërë asnjë lëvizje për të anuluar këtë kontratë që rëndon 325 mijë Lekë të rinj çdo muaj mbi taksapaguesit. Por ky treg nuk ka problem vetëm me çmimin e lartë të qirasë dhe jo blerjen e truallit, por edhe me shpronësimet që janë bërë për ndërtimin e godinës.

Tregu i ri ka zënë një pjesë të tokës së spitalit Rajonal të Gjirokastrë. Ky treg ka sjell dhe një problem me pronarin e pallatit që është ngjitur, pasi i është bllokuar hyrja. Po “Stop” ka mësuar se është ndryshuar disa herë dhe projekti për tregun.

Por sa do i kushtojë ky treg qytetarëve të Gjirokastër? Toka në vendin ku është ndërtuar tregu kushton nga 80 deri në 100 Euro për ta blerë, por bashkia ka zgjedhur që të paguajë privatin çdo muaj me 325 mijë Lekë të rinj.

Kjo çështje është dërguar dhe në Prokurorinë e Gjirokastrës, pas denoncimeve nga pronarët e tokave që janë dëmtuar nga ndërtimi i tregut. Hetimet janë kryer nga prokurori Julian Çafka, por ky i fundit nuk ka vijuar me hetimet dhe e ka mbyllur çështjen. Por kjo çështje duhet të shkonte në SPAK, pasi hetimi kundër kryebashkiakëve kryhet nga prokuroria e posaçme.

Related Posts

Situatë alarmante në aksin Librazhd-Elbasan, mbi 12 orë bllokim në trafik
Kryesore

Situatë alarmante në aksin Librazhd-Elbasan, mbi 12 orë bllokim në trafik

02/01/2026
3 të rinjtë e aksidentuar në Tepelenë, Kumbaro: T’u ndrijë shpirti në parajsë!
Kryesore

3 të rinjtë e aksidentuar në Tepelenë, Kumbaro: T’u ndrijë shpirti në parajsë!

02/01/2026
Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar
Kryesore

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar

02/01/2026
Krimi në Orikum, gruaja ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit
Kryesore

Krimi në Orikum, gruaja ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit

02/01/2026
Krimi makabër në Orikum, flet fqinja e çiftit: U habitëm, s’kemi dëgjuar debate
Kryesore

Krimi makabër në Orikum, flet fqinja e çiftit: U habitëm, s’kemi dëgjuar debate

02/01/2026
Detaje nga krimi i rëndë në Orikum, çifti i bashkëshortëve ishin ndarë dhe ribashkuar
Kryesore

Detaje nga krimi i rëndë në Orikum, çifti i bashkëshortëve ishin ndarë dhe ribashkuar

02/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U rrit me dhunë dhe torturë nga babai, Bia Khalifa bën rrëfimin prekës

U rrit me dhunë dhe torturë nga babai, Bia Khalifa bën rrëfimin prekës

03/01/2026
Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat

Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat

02/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al