• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Agron Duka gati të dorëhiqet si kandidat i PD-së: S’ia dal dot me bandat e Shijakut

11/03/2021
Agron Duka gati të dorëhiqet si kandidat i PD-së: S’ia dal dot me bandat e Shijakut

Agron Duka ka paralajmëruar se mund të tërhiqet nga gara për deputet.

Për këtë, kunati i Lefter Kokës akuzoi bandat e Shijakut, të cilat, sipas tij, janë përfshirë në fushatën e PS-së.

“Situata në zonën e Shijakut, të cilën unë e kam marrë në angazhim është pothuajse në të njëjtën gjendje.

Unë, nëse do vazhdojë e njëjta situatë, edhe me fakte do të sjell, që njerëz të cilët janë kriminelë që në fund të fundit, kanë qenë ndoshta edhe publikë, të njohur, sot janë në fushatë elektorale në krah të PS-së.

Elementë shumë të rrezikshëm, dhe nuk është këtu problemi, që dikush është përkrahës i mazhorancës, dikush është kundra. Mundohem ta heq veten nga ky lloj tifozlliku, megjithëse është shumë e vështirë. Ndoshta mund të jem subjektiv.

Por, për këtë që po them, ky është krimi më i madh që mund t’i ndodhë shqiptarëve.

Domethënë të vazhdojmë një krizë politike, ku opozita bëri mirë apo keq ka dalë nga Parlamenti, ku gjithë pushteti është në një dorë, vetëm për një arsye, për shkak të zgjedhjeve të cilat u vodhën edhe për shkak të përzierjes së politikës me krimin.

E nëse vazhdojmë me të njëjtin skenar, ne Shqipërinë e çojmë mbrapsht.

Unë marr përsipër si kandidat për deputet që pas një të ardhmeje të afërt, nëse këta vazhdojnë prapë do t’i denoncoj, edhe vetë do tërhiqem nga gara, se atje nuk fitohet, në qoftë se do vazhdojë kështu”, tha ai.

Agron Duka ndërkohë, i ftuar Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, deklaroi se kjo do të jetë hera e fundit që kandidon për të qenë deputet në Parlamentin e Shqipërisë, nëse nuk tërhiqet nga gara.
Agron Duka: Unë, hera e fundit, s’kandidoj më
Alban Dudushi: Shiko, edhe Basha ka thënë hera e fundit, por nëse s’i mban premtimet ama…
Agron Duka: Unë s’kam rrejt asnjëherë në jetën time!

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Bëj duet me Dua Lipën po u kualifikuam”, Sylvinho në Brazil: I lumtur këtu, arritja në Botëror do ishte ndjesi e jashtëzakonshme

21/12/2025
Mbi 400 fëmijë pjesëmarrës, projekti “Open Stage” mbyll me sukses edicionin e tretë

Mbi 400 fëmijë pjesëmarrës, projekti “Open Stage” mbyll me sukses edicionin e tretë

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al