• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Agron Gjekmarkaj shkon në Greqi të ankohet për fatin e Fredi Belerit dhe hallin e Sali Berishës

21/02/2024
Agron Gjekmarkaj shkon në Greqi të ankohet për fatin e Fredi Belerit dhe Berishës

Agron Gjekmarkaj ka zhvillua një vizitë në parlamentin grek me ftesë zyrtare të zëvendës kryetarit të parë të Parlamentit të Greqisë, Janis Plakiotakis.

Gjekmarkaj ka bërë të ditur se ka vënë në dijeni zyrtarin e vendit fqinj për disa çështje themelore që lidhen me arrestimin politik të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerin dhe për akuzat ndaj Sali Berishës.

Postimi i Gjekmarkajt

Me ftesë të Zëvendës Kryetarit të parë të Parlamentit të Republikës Helenike, z. JANIS PLAKIOTAKIS, vizitova dje këtë institucion themelor të shtetit grek.

E falenderova z. Plakiotakis dhe ekipin e tij për mbështetjen që Greqia në këto dekada i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit, në ndihma dhe investime të drejtpërdrejta. Nuk mund të përjashtohet asnjëherë roli i minoritetit grek në vendin tonë si urë miqesie, por edhe komuniteti tashmë i madh shqiptar i emigracionit në vendin fqinj gjithnjë e më i përfshirë në shoqërinë greke, si faktor ekonomik, social e kulturor.

Çështja “Beleri” si çështje e të drejtave të njeriut, bazuar në konventat europiane, ishte pika kyçe per z. Plakiotakis, trajtimi i tij si një i burgosur politik.

Përfitova nga rasti t’i shpjegoj pozicionin e qartë të Opozites shqiptare për këtë çështje nga fillimi e në vazhdim.

Po ashtu e informova bashkëbiseduesin për shkeljen e Kushtetutës në nenin 73 të saj nga organet e drejtësisë në rastin e arrestimit pa akuzë të Liderit të Opozitës, ish-President dhe ish-Kryeministrit të vendit, Sali Berisha, ngjarje kjo që ka krijuar pikëpyetje të mëdha e tension politik.

Duke përfituar nga vëmendja e plotë e homologut grek, i kërkova atij t’i transmetojë Kryeministrit Micotaqis shqetësimet e PD si një parti aleate, në mënyrë që institucionet europiane të jenë vigjilente ndaj çeshtjeve të Kushtetutës, ligjit dhe të drejtave të njeriut, të kthehen e të marrin rolin që u takon për t’i dhënë zgjidhje krizes parlamentare në vendin tonë duke hetuar me kujdes shkaqet e krizes.

Me z. Plakiotakis ndamë të njëjtin mendim që duhet të punojmë për të shmangur çdo provokim, çdo tension që gjeneron konflikt mes vendeve tona si dy popuj që historikisht që në zanafillë janë pranë njëri-tjetrit.

Related Posts

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Timothée Chalamet rrëfen përkushtimin ekstrem, 7 vite stërvitje ping pong për rolin e ri

Timothée Chalamet rrëfen përkushtimin ekstrem, 7 vite stërvitje ping pong për rolin e ri

18/12/2025
Salah dhe problemet me Liverpoolin, Carragher: Ja dëshira ime për të ardhmen e tij

Salah dhe problemet me Liverpoolin, Carragher: Ja dëshira ime për të ardhmen e tij

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al