• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ajri i ndotur, Shqipëria dhe Kosova kanë më shumë makina me naftë se në gjithë Europën

24/01/2024
Ajri i ndotur, Shqipëria dhe Kosova kanë më shumë makina me naftë se në gjithë Europën

Nëse ecni në rrugë, nuk është çudi që të mbyteni nga tymi i zi, që lëshojnë makinat, apo vazhdimisht të thithni ajrin e ndotur që vjen nga automjetet. Cilësia e aftës, mosha e vjetër e makinave dhe përdorimi i lartë i automjeteve me naftë, që çlirojnë më shumë dioksid karboni, janë arsyet kryesore të ajrit jo cilësor.

Të dhënat krahasuese të Eurostat bëjnë të ditur se Shqipëria dhe Kosova kanë peshën më të lartë të automjeteve që punojnë me naftë në Europë, me rreth 74% të totalit Shqipëria dhe rreth 82% Kosova për vitin 2022.

Nga rreth 639 mijë automjete që kishte gjithsej në vend në 2022, rreth 471 mijë janë me naftë. Me benzinë ranë rreth 17% e automjeteve (108 mijë) dhe me energji alternative 59 mijë, ose 9.3%. Makina elektrike në vitin 2022 në vend kishte më pak se 1300, sipas të dhënave të Eurostat. Vendet e tjera të Europës Perëndimore kanë peshë shumë më të lartë të makinave me benzinë dhe po rrisin dhe përdorimin e energjisë alternative. P.sh. Holanda ka më pak se 10% të makinave me naftë, ndërsa Turqia mban rekordin për automjetet me energji alternative, me rreth 30% të totalit.

Sipas Eurostat, Në 12 nga 23 shtetet anëtare të BE-së për vitin 2022, kishte më shumë makina me benzinë sesa makina me naftë, me përqindjen e makinave me benzinë që varionte nga 85% në Holandë në 47% në Itali (Figura 4). Në 11 shtetet e tjera anëtare, makinat me naftë tejkalonin makinat me benzinë me përqindjen e tyre që varionin nga 67% në Lituani në 50% në Rumani dhe Slloveni.

Pavarësisht përpjekjeve në të gjithë Europën për të rritur pjesën e makinave me emetime të ulëta të CO2, pjesa e makinave të pasagjerëve që furnizohen me lëndë djegëse alternative mbeti e ulët në vitin 2022 në shumicën e shteteve anëtare. Në 3 nga 23 shtetet anëtare për të cilat disponohet informacion, makinat e pasagjerëve që përdorin energji alternative përfaqësonin më pak se 1% të flotës totale të makinave të pasagjerëve. Shteti anëtar i BE-së me përqindjen më të lartë është Italia, ku makinat e pasagjerëve me lëndë djegëse alternative arritën 10% në 2022.

Vende të tjera me përqindje të dukshme të makinave të pasagjerëve që përdorin lëndë djegëse alternative janë Norvegjia (20,1%), Suedia (8,3%), Lituania (7,1%) dhe Letonia (5,7%). Ndër vendet kandidate dhe kandidatët potencialë, përqindja më e lartë e makinave të pasagjerëve me lëndë djegëse alternative u regjistrua në Turqi (35,4%), Gjeorgji (32,7%) dhe Moldavi (16,8%).

Në Norvegji, pothuajse të gjitha (99,9%) e makinave të pasagjerëve me lëndë djegëse alternative janë makina elektrike me bateri, ndërsa në Turqi dhe Moldavi, pjesa e makinave me gaz është mbizotëruese midis makinave të pasagjerëve me lëndë djegëse alternative.

Pak makina në raport me popullsinë

Në raport me popullsinë, Shqipëria është ndër vendet me më pak automjete në Europë.

Sipas Eurstat, në vitin 2022, në Shqipëri kishte 226 automjete për 1 mijë banorë, që na vendosin në vendin e tretë më normën më të ulët për këtë tregues, duke lënë pas vetëm Kosovën (182 automjete për vitin 2021) dhe Turqinë (169).

Në rajon, numrin më të lartë të automjeteve e kanë banorët e Malit të Zi (369), të ndjekur nga ata të Serbisë (344).

Shqiptarët kanë më pak se gjysmën e automjeteve në krahasim me mesataren e bashkimit Europian prej 560 automjete për 1000 banorë.

/Monitor/

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arjan Konomi rikthehet në Top Channel!

Arjan Konomi rikthehet në Top Channel!

16/12/2025
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al