Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Gjirokastër-Sarandë, pranë Bistricës.
Automjeti tip ‘Opel’ i drejtuar nga shtetasi E.H 59 vjeç, ka dalë nga rruga.
Për pasojë është plagosur pasagjeri E.A 54 vjeç banues gjithashtu në sarandë, si dhe vetë shoferi.
Ata u dërguan për mjekim në spitalin e Sarandës, ndërsa policia ka referuar në Prokurori materialet hetimore ndaj drejtuesit të mjetit.









