Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë, pranë fshatit Lazarat. Argjirolajm.net mëson se një furgon është përmbysur në rrugë. I lënduar ka mbetur shoferi, por jashtë rrezikut për jetën. Identiteti i tij dhe shkaqet e aksidentit nuk dihen ende. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërkohë që për minuta me radhë u bllokua trafiku në këtë aks rrugor. Argjirolajm.net sjell foto ekskluzive nga vendi i ngjarjes.