Një aksident ka ndodhur në Gjirokastër gjatë mbrëmjes së sotme. Drejtuesi i mjetit nuk ka mundur të kontrollojë frenat dhe ka përfunduar në përroin e Nanxës. Mjeti me targa AA271YD përfundon në përrua, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e aksidentit.