Një aksident i rëndë automobilistik sapo ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës, në lagjjen e njohur si “Blloku i furrave”.
Argjirolajm.net sjell foto ekskluzive nga vendi i ngjarjes, si dhe mëson emrin e viktimës. Ai është identifikuar si Myftar Xhebro. Automjeti i drejtuar nga një i ri, është përplasur me një pemë. Dyshohet se ai ka qenë me shpejtësi të madhe.
Në vendngjarje kanë mbërritur 3 autoambulanca. Po bëhen përpjekje edhe me forcat zjarrfikëse për nxjerrjen e trupit të viktimës nga makina, e cila është dëmtuar shumë.
Policia e Gjirokastrës ka reguar përmes një njoftimi për mediat, duke konfirmuar aksidentin e rëndë që ndodhi mesnatën e sotme. Policia thotë se viktima është 17-vjecari Myftar Xhebro, banues në Gjirokastër.
Gjirokastër/ Informacion paraprak nga policia e Gjirokastres.
Në afërsi të ish fabrikës se këpucëve në Gjirokastër, një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përplasur në një pemë.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi M.Xh., 17 vjeç, banues në Gjirokastër (automjeti nuk është në pronësi të këtij shtetasi).
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.