Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Mësohet se katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën në unazën “Skënderbeu”. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por fatmiërisht nuk ka persona të lënduar nga përplasja, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po punon për zbardhjen e ngjarjes.